Politike

Rama: Do të ndjehesha në pozitë të vështirë nëse nuk do të çeleshin negociatat

Featured image of article: Rama: Do të ndjehesha në pozitë të vështirë nëse nuk do të çeleshin negociatat Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama përveç çeljes së negociateve ka folur edhe lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në fjalën e tij Rama theksoi se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj, lidhur me zbatimin e reformave, si kusht për pranimin në BE. Nga ana tjetër, ai i siguroi shqiptarët se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

“Do të ndjehesha në pozitë të vështirë nëse qeveria dhe Shqipëria do të ishte me përgjegjësi në raport me detyrat e shkruara në proces për ndonjë mosplotësim, apo edhe boshllëk që në rast se do të konstatohej do të na bënte përgjegjës. Ne kemi detyrë të bëjmë tonën deri në fund. Sepse e bëjmë apo jo e vlerëson Komisioni Europian. Nëse ne vjet morëm rekomandimin pa kushte do të thotë që i kishim përmbushur detyrat. Do të thotë se bëhet fjalë për një vendimmarrje jashtë nesh. Sa na takon ne, e kemi merituar që vjet çeljen e negociateve. Presim KE për të marrë atë që meritojmë. Përsa i përket zgjedhjeve, ato do të mbahen në 30 qershor dhe do të zgjidhjen 61 kryebashkiakët. Pak por e sigurtë. Se kush merr pjesë, është zgjedhje e lirë. Ajo që ka rëndësi është që qytetarët do të votojnë më 30 qershor për bashkitë.”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp këtë pasdite bashkë me Frederica Mogherinin, folën lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë, zgjedhjet lokale të qershorit, si dhe taksën ndaj mallrave serbe. Rama tha se vendi ynë e meritonte që vjet çeljen e negociateve, por tashmë presim KE për të marrë një vendim të merituar. Ndërsa, shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini përgëzoi shqiptarët për tre sukseset e arritura, dhe vlerësoi hapat e reformës në drejtësi. Mogherini foli për krizën politike ku tha se kjo duhet të zgjidhet midis palëvë, nuk mund të bëj rolin e negociatores.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment