Politike

‘Rama do të largohet…’, Gazi lotsjellës i ndërpret Bashës intervistën (Video)

Kryedemokrati Lulzim Basha ndërpreu në gjysmë një intervistë pasi policia përdori gaz lotsjellës.

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ndërpreu në gjysmë një intervistë pasi policia përdori gaz lotsjellës.

Teksa po vëzhgonte nga larg përplasjet e policisë dhe protestuesit, gazetarja Klodiana Lala i është afruar dhe e ka pyetur nëse ishte mësuar me gazin lotsjellës.

I përlot dhe me shami në dorë, Basha iu përgjigj se protesta do të vazhdonte deri sa të dëshironin qytetarët.

 “Rrugë tjetër përveç largimit të Edi Ramës nuk ka dhe nuk ka për të patur, kryengritja do të fitojë. Rama do të largohet”, tha kryedemokrati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë moment, policia hodhi sërish gaz lotsjellës gjë që solli edhe largimin e kryedemokratit nga intervista.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment