Politike

“Listat janë mbyllur, s’ka më vende në avion”/ Rama bën sqarimin: Do të kthejmë në atdhe ata që s’praguanin dot hotelet dhe studentët në pikë të hallit

VIDEO
Kryeministri theksoi se policia do të publikojë listën me emrat e të gjithë shqiptarëve të kthyer dhe ata duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.
Featured image of article: “Listat janë mbyllur, s’ka më vende në avion”/ Rama bën sqarimin: Do të kthejmë në atdhe ata që s’praguanin dot hotelet dhe studentët në pikë të hallit Edi Rama

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar së fundmi se do të riatdhesohen vetëm një numër i kufiziuar personazh, të cilët sipas tij kanë ngelur rrugëve pas mbylles së kufijve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shprehet se do të riatdhesohen, bashkëqytetarët që nuk paguanin dot më hotelet dhe një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit.  Ai thekson se tashmë listat janë mbyllur dhe se nuk ka më vende nëpër avionë. Rama u shpreh se policia do të publikojë listën me emrat e të gjithë shqiparëve të kthyer dhe ata do të qëndrojnë në karantiminë për 14 ditë.

Reagimi i plotë

SQARIMI I FUNDIT për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, nuk e kanë e lexuar apo nuk duan ta kuptojnë, se NUK DO TË RIATDHESOJMË NË MASË BASHKËQYTETARË JASHTË KUFIJVE:

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës! Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe MISIONET TONA TË RIATDHESIMIT (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) DO TË KTHEJNË NË ATDHE VETËM NJË NUMËR TË KUFIZUAR PERSONASH, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetare që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyrë të rënduar. Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t’i kthyer këta persona, se LISTA ËSHTË E MBYLLUR, me numër të saktë, por fatkeqësisht shumëkush nuk e ka dëgjuar dhe vazhdon të mos e dëgjojë, madje disa në vend që të dëgjojnë akuzojnë, shajnë e mallkojnë! Po s’ka problem për akuzat, sharjet e mallkimet, thjesht mos u mundoni më për të gjetur vend në avion, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e luftës! Më vjen tmerrsisht keq, po shpresoj në mirëkuptimin e secilit, ashtu sikundër uroj dhe besoj që të rikthyerit nuk do të luajnë me jetën e familjarëve e të të njohurve të tyre, po do të vetëkarantinohen strikt e s’do luajnë fare nga vendi🙏

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

#mbrëmë Lasgushi ka sjellë një grup të parë nga Italia dhe Policia e Shtetit do të publikojë emrat e tyre dhe të të gjithë atyre që do kthehen, sipas një praktike të dobishme të disa vendeve, në mënyrë që po e shkelën ligjin e vetëkarantinimit askush që i njeh të mos u afrohet! Ndjesë 1000 herë edhe për këtë, po ecuria deri këtu pozitive e luftës së madhe që po bëjmë, nuk mund të cënohet nga papërgjegjshmëria e askujt!

Pak javë më parë pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, qeveria mbylli kufijtë me vendet e tjera. Shumë shqiptarët ngelësh jashtë vendit. Pak më parë ministri Gnet Cakaj njoftoi se procesi i riatdhesimit ka nisur  dhe pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

Shto Koment