Politike

“Shengeni Ballkanik”, Rama dhe Zaev mbërrijnë në Novi Sad, darkë me Brnabiç dhe Vuçiç (FOTO+VIDEO)

Të dy kryeministrat do të marrin pjesë në një takim trepalësh me ftesë dhe iniciativë të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili do të mbahet nesër në Novi Sad.
Përditësuar:

SERBI– Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev, mbërritën në Beograd pasditen e sotme,  ku u pritën nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimovic në Aeroportin “Nikolla Tesla”. Në videon e publikuar  nga A2cnn, duken kryeministri Rama dhe Zaev që priten nga zyrtarët serbë.

Pak kohë pas mbërritjes në Beograd, Rama dhe Zaev kanë darkuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren serbe Ana Brnabiç.

Të dy kryeministrat do të marrin pjesë në një takim trepalësh me ftesë dhe iniciativë të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili do të mbahet nesër në Novi Sad.

Fokusi i këtij takimi do të jetë një “Shengen” i vogël ballkanik, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon, heqjen e pengesa doganore për mallrat dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në ballkan.

(a.m/dosja.al)

  • 21:19

    Me gota shampanje dhe qiri mbi tavolinë, Rama shtrohet në darkë me liderët ballkanikë në Serbi, shikon vëngër Vuçiç (VD)

    Në një darkë me gota shampanje dhe me qiri mbi tavolinë. Kështu janë bashkuar katër liderët e tre shteteve të Ballkanit mbrëmjen e sotme në Beograd, ku prezent është edhe kryeministri Edi Rama.
    Pas pritjes nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimovic në Aeroportin “Nikolla Tesla”, Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev, janë takuar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kryeminsitren e të njëjtit vend Ana Brnabic dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

    Të katër janë drejtuar më pas në një restorant në Novi Sad, ku dhe po darkojnë së bashku. Ajo që bie në sy nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe vetë presidenti Vuçiç është mënyra se si kryeminsitri shqiptar e shikon presidentin serb.Me një shikim të vëngërt, Rama është fotografuar teksa i ngul sytë Vuçiçi-t, ndërsa kur i fundit e shikon, kryeministri shqiptar ndryshon vështrim.

Shto Koment