Politike

Efektivë me maska sqarojnë qytetarët për covid-19, Rama publikon pamjet: Vetëm kështu do t’ja dalim

Efektivët e Policisë ndalojnë qytetarët gjatë orarit që ata kanë të drejtë të lëvizin dhe i këshillojnë që të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin maska e doreza.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga aksioni i Policisë së Shtetit gjatë patrullimit për të kontrolluar nëse qytetarët e zbatojnë “ligjin e luftës”.

Efektivët e Policisë ndalojnë qytetarët gjatë orarit që ata kanë të drejtë të lëvizin dhe i këshillojnë që të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin maska e doreza.

Sot edhe më mirë se dje. Vetëm kështu mund dhe do t’ja dalim me se s’bën të mos kemi qindra e qindra dhe mosozt mijëra humbje jete. Forca motra e vëllezër, durim, durim, durim,”-shkruan Rama. 

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat.

Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment