Politike

Gjeli këndon në sfond, Rama izolohet në Surrel: Po rri me Zahon, mos u mërzisni nga masat se ky është vetëm fillimi i luftës

Rama ka thënë se tani po kalon kohë me Zahon, që e kishte humbur më herët dhe të njëjtën gjë ka kërkuar dhe nga qytetarët të rrinë në shtëpi me fëmijët e tyre.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është izoluar sot në shtëpinë e tij në Surrel. Me anë të një video në Facebook, Rama ka treguar se tashmë ai do izolohet duke dëgjuar këshillën e mjekëve dhe për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve. 

Rama ka thënë se tani po kalon kohë me Zahon, që e kishte humbur më herët dhe të njëjtën gjë ka kërkuar dhe nga qytetarët të rrinë në shtëpi me fëmijët e tyre.

Masat do të përshkallëzohen dhe duhet të ndani mendjen që nuk mund t’i shkelni. Ja ku jam dhe unë në shtëpi, e në ballkon, se nuk ka ofiq që nda mb ron. Po kaloj me Zagon kohë që se kam kaluar dot më herët. Po u ndjek dhe juve nga Facebook, që thoni si po kaloni. Deri dhe vlonajtët nuk ke kanë shkelur më shumë se të tjerët rregullin e vendosur. Po ky është vetëm fillimi i një luftë nervash që do zgjas”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që Rama fliste në sfond dëgjohej zëri i një gjeli deri, duke konfirmuar kështu se Kryeministri tashmë ndodhet në shtëpi i izoluar nga COVID-19. Ndër të tjera në video-mesazhin e tij, Rama paralajmëroi ata që lëvizin me makinat e tyre private që do t’u hiqet patenta përgjithmonë. Një paralajmërim shkoi edhe për shitësit e ushqimeve dhe barnave, të cilët nëse rrisin çmimet do të humbasin licensën. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

  • Rama: Kush lëviz me makinë do të humbasë patentën
  • Shto Koment