FactcheckPolitike

Është gati apo po bëhet gati karantina në Shqipëri, kë të besojmë Ramën e 27 shkurtit apo Manastirliun e 3 shkurtit?

Video
Qeveria prej kohësh mbante sekret vendodhjen e karantinës, por sot Rama tha se do ndërtohet në Durrës, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë të Mbrotjes. Ndërsa disa ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu deklaroi diçka tjetër. Si qëndron e vërteta?
Featured image of article: Është gati apo po bëhet gati karantina në Shqipëri, kë të besojmë Ramën e 27 shkurtit apo Manastirliun e 3 shkurtit? Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu

TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot për herë të parë ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ku bashkë me ministrat treguan masat e marra për koronavirusit. Qeveria prej kohësh mbante sekret vendodhjen e karantinës, por sot Rama tha se do ndërtohet në Durrës, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë të Mbrotjes.

Kjo deklaratë e kreut të qeverisë bie ndesh me një sërë deklaratash të tij dhe zyrtarëve nga ministria e Shëndetësisë, ose më saktë tregon moskoherencën me reagimet e tyre publike. Vetë Ogerta Manastirliu ka deklaruar në disa reagime publike se qeveria shqiptare ka gati dhomat e izolimit dhe janë bërë dhe prova që janë shumë fuksionale dhe do përdoren si karantina nëse do ketë raste të konfirmuara.

“Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatuar se i përmbush standartet”, tha Rama sot duke lënë të kuptohet se karantina nuk është gati, por ajo do ndërtohet, pasi flet dhe vetë fakti që një shtëpi pushimi nuk mund të jetë e përshtatshme për izolim nëse nuk bëhen ndërhyrje në të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por në datën 3 shkurt, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka thënë: Kemi përcaktuar strukturën që do të shërbejë si karantinë, është gati edhe ekipet që do të shërbejnë në këto struktura,ndërkohë që po kryejnë trajnimet përkatëse. Janë përgatitur dhoma të veçanta për qëndrimin e të dyshuarve nëse do të të ketë. Rastet nëse ka do të menaxhohen nga QSUT-ja, janë përcaktuar bosket. Shqipëria ka risk të ulët për infektim. Ka risk të moderuar për transmetimin e rasteve për importim. Karantina, është një strukturë që do ta vendosim në dispozicion nëse do të gjykohet e nevojshme.

Kjo deklaratë e ministres tregonte se karantina ishte gati, por gjithmonë e ka mbajtur vendin sekret dhe sa herë janë pyetur nga mediat kanë heshtur duke sjellë dhe deklarata politike nga opozita, e cila është shprehur se spitali i Kavajës do shërbente si karantinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment