Politike

Rama konsultë me Komitetin Teknik dhe ekspertët turq: Shqipëria e përballon me sukses COVID! Rakacolli: Shumë shpejt publikojmë strategjinë e vaksinimit

VIDEO
  • VIDEO/ Rama flet, Manastirliu mban shënime… ministrja e vëmendshme ndaj fjalës së shefit
  • Rama jep lajmin e mirë për policin: Operacioni në Turqi doli me sukses
  • Kryeministri Edi Rama u konsultua online sot me Komitetin Shkencor të Pandemisë në Turqi. Ekspertët vlerësuan përballimin e pandemisë nga Shqipëria, ndërsa u dha edhe lajmi se Komiteti Teknik i Ekspertëve shumë shpejt do të publikojë strategjinë e vaksinimit.
    Featured image of article: Rama konsultë me Komitetin Teknik dhe ekspertët turq: Shqipëria e përballon me sukses COVID! Rakacolli: Shumë shpejt publikojmë strategjinë e vaksinimit Edi Rama
    Përditësuar:

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në mesditë një takim online me Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shqipërisë dhe Turqisë. Gjatë takimit, kreu i qeverisë vlerësoi mjekët shqiptarë dhe masat e marra prej tyre, ndërsa dha garanci se përballimi i COVID19 në Shqipëri është bërë falë vendimeve të marra nga mjekët tanë.

    “Garanci lufte janë ekspertët jo politikanët. Ne duke ndjekur me vëmendje disa prej vendeve që kemi marrë në konsideratë, mësuam se Turqia ishte ndër të parët që ngriti task forcën brenda Ministrisë së Shëndetësisë, na ndihmoi të veprojmë me shpejtësi dhe të ishim ndër vendet e përgatitura në përballjen e parë që ishte dhe befasia e madhe që kërcënonte të shkaktonte një numër të lartë viktimash.” – tha Rama.


    Kryeministri gjithashtu dha lajmin e mirë se efektivi i plagosur në protestën për Klodian Rashën, Fadil Allaraj është operuar me sukses dhe se do t’i rikthehet shikimi.

    “Mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje gjatë një proteste, që rrezikoi të humbte masën e syrit dhe pas operacionit të parë për mbrojtjen e masës së syrit, ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar.  Një transplant të kornesë së syrit, për të cilin kemi marrë lajmin se ka dalë me sukses. Gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh që të shkonte në spitalin në Turqi. Kjo është diçka shumë e gëzueshme. Ju falenderoj për këtë”, tha Rama. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në konferencë ishte i pranishëm edhe profesori Recep Öztürk, anëtar i Komitetit Shkencor të Pandemisë të Republikës së Turqisë. Ai vlerësoi masat e marra gna Shqipëria, ndërsa tha se sistemi ynë shëndetësor e përballoi me sukses COVID. Ndërsa zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se Shqipëria ka gati strategjinë e vaksinimit Anti-covid.

    “Me kolegët nga Turqia kemi diskutuar mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri, politikat e testimit, gjurmimit dhe trajtimit të pacientëve, si dhe masat e marra në faza të ndryshme të pandemisë në të dy vendet. Kemi gjetur mjaft të përbashkëta mes dy vendeve, sidomos përsa i përket trajtimit të pacientëve. Strategjia e vaksinimit është një strategji që e kemi diskutuar dhe do ta prezantojmë shumë shpejt”, tha Rakacolli.

    Prej dy ditësh në Shqipëri kanë mbërritur përfaqësues të Komitetit Shkencor të Pandemisë në Turqi, të cilët po shkëmbejnë eksperiencat me mjekët shqiptarë.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment