Politike

Marrëveshja për territorin e Kosovës, Kurti e ‘largon’ Ramën: S’është i përfshirë, por miqtë e tij…

Megjithatë kreu i LVV-së, tha se nuk akuzon dot Ramën si të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por tha se miqtë e tij në Kosovë kanë qëlime të tjera.
Featured image of article: Marrëveshja për territorin e Kosovës, Kurti e ‘largon’ Ramën: S’është i përfshirë, por miqtë e tij… Albin Kurti dhe Edi Rama

TIRANË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë, ku edhe ka folur për marrëdhëniet me homologun, Edi Rama. I ftuar në “5 pyetje me Babaramon”, Kurti tha se askush nuk ka të drejtë që të diskutojë për territorin e Kosovës.

Megjithatë kreu i LVV-së, tha se nuk akuzon dot Ramën si të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por tha se miqtë e tij në Kosovë kanë qëlime të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kam asgjë personale, por askush nuk ka të drejtë të flasë për territorin e Kosovës apo bëjë oferta me të për Serbinë madje edhe po u zgjuan dëshmorët nga varret, jo më politikanët e Kosovës apo Shqipërisë. Nuk them se Rama është i përfshirë në këtë, por miqtë e tij më të mirë në Kosovë janë përballë kësaj mënxyre‘, tha Kurti.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment