Politike

Frikë nga koronavirusi/ Rama i qetë: Do ndjekim udhëzimet e OBSH-së, historitë me karantina njerëzit s’duhet t’i dëgjojnë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se epidemia nuk e ka prekuar Shqipërinë dhe se qeveria e instancat përkatëse do ta përballojnë siç është parashikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 
Featured image of article: Frikë nga koronavirusi/ Rama i qetë: Do ndjekim udhëzimet e OBSH-së, historitë me karantina njerëzit s’duhet t’i dëgjojnë

RUSI– Kryeministri Edi Rama ka folur për koronavirusin gjatë intervistës së tij për Real Story nga Rusia ku edhe ndodhet si kryetar i OSBE-së.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se epidemia nuk e ka prekuar Shqipërinë dhe se qeveria e instancat përkatëse do ta përballojnë siç është parashikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne kemi marrë masat si shtet për karantinimin. Të gjithë njerëzit duhet të marrin masa individuale, si larja e duarve etj. Më vjen keq që edhe në këtë rast, disa burime të këqija përpiqen që kërkojnë të gjejnë rrugë për të mbjellë kaos dhe rrëmujë. Kjo historia me propagandën me Spitalin e Kavajës, që karantinat duhet të jenë në male etj., janë të gjitha marrëzira. Paniku është shumë më i madh sesa dëmi real. Lajmi i mirë është që kjo epidemi nuk prek fëmijët. Prek moshat më të larta dhe ne i kemi marrë masat për të garantuar karantinimin.  Historitë me karantinën në spitalin e Kavajës, njerëzit nuk duhet që t’i dëgjojnë. Është çështje menaxhimi. Paniku është shumë më i madh se rreziku real. Ajo që do t’u themi shqiptarëve është se duhet pak më shumë besim. T’i referohemi për të qënë pak më të qetë. Të mbyllim kufijtë është ideja më absurde.   Kjo është një betejë që është njësoj me vendet e tjera. Dhe ne do ndjekim udhëzimet e OBSH-së,”-tha Rama.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment