Politike

Rama s’e fsheh gëzimin pas Konferencës së Donatorëve, citon Biblën e Kuranin: Njerëzimi është një kombi vetëm, faleminderit shumë (VD)

Në fjalën e tij Rama ka cituar fjalë të Biblës dhe të Kuranit, si shenjë e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve.
Featured image of article: Rama s’e fsheh gëzimin pas Konferencës së Donatorëve, citon Biblën e Kuranin: Njerëzimi është një kombi vetëm, faleminderit shumë (VD) Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas Konferencës së Donatorëve, ku ka falenderuar të gjitha ata që ndihmuan për rindërtimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij Rama ka cituar fjalë të Biblës dhe të Kuranit, si shenjë e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve.

Më lejoni të citoj diçka nga Bibla, ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se, jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një kombi vetëm, faleminderit shumë“, tha Rama.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment