Politike

‘S’ka bir nëne…’, ish-anëtari i Kryesisë së PS tregon bisedën me Ramën në telefon: Më kërcënuan, më premtoi mbrojtje

Dizdari tha se Rama e kishte marrë në telefon pasi kishte lexuar letrat e tij, po nuk i kishte dhënë zgjidhje.
Featured image of article: ‘S’ka bir nëne…’, ish-anëtari i Kryesisë së PS tregon bisedën me Ramën në telefon: Më kërcënuan, më premtoi mbrojtje Limoz Dizdari, ish-anëtar i Kryesisë së PS

TIRANË- Limoz Dizdari, ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste ka rrëfyer se para dy vitesh është kërcënuar, ndërsa për këto ngjarje i ka shkruar dhe kryeministrit Edi Rama disa letra. Dizdari i ftuar në në emisionin “Kjo Javë”, tha se Rama e kishte marrë në telefon pasi kishte lexuar letrat e tij, po nuk i kishte dhënë zgjidhje.

“Më kërcënuan mua në Sarandë sot e dy vite më parë. Më kërcënuan njerëz të interesuar që të më heqin që andej. Me mori kryeministri në telefon dhe më tha; “ku ka bir nënë….” dhe ca fjalë të tjera. Mendova me vete: “Të të vijë turp. Të më thotë mua djali i mikut tim Kristaq Rama kështu”. Ai pretendon që unë nuk trembesha dhe më tha që ai do të më mbronte”, u shpreh Dizdari.

Më tej në intervistë ai foli dhe për PS-në e sotme dhe Kongresin dhe tha se i mungon demokracia e brendshme. Ai shtoi se sot në PS nuk ka socialistë, por njerëz të ardhur dhe mori një shembull ku tha “Pse iku Shkëlqim Cani dhe u zëvendësua me një mësuese të anglishtes”, duke iu referuar Arben Ahmetajt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partia Socialiste ka zhvilluar sot ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment