Politike

Rama takon presidenin e Këshillit Europian, para tryezës me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor (VD)

Rama ka postuar një video nga takimi me Michel dhe shkruan se do të jetë pjesë e takimit me krerët e Ballkanit Perëndimor.
Featured image of article: Rama takon presidenin e Këshillit Europian, para tryezës me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor (VD) Rama dhe Charles Michel

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel, ku është pritur nga Këshilli Europian, Charles Michel. Rama ka postuar një video nga takimi me Michel dhe shkruan se do të jetë pjesë e takimit me krerët e Ballkanit Perëndimor.

Bruksel- Pritja nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel 🇦🇱🤝🇪🇺 Takimi “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor’”, shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në mbrëmje, liderët nga gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me Presidentët Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe Kryeministrin Kroat Plenković dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell, në një bisedë informale për të përgatitur samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në në Zagreb në maj të këtij viti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment