Politike

Rama sfidon të gjithë: Mos vini bast për mua dhe qeverinë time sepse do humbisni! (VD)

Më tej Kryeministri u shpreh se askush nuk duhet të vendos baste për të dhe qeverinë e tij, pasi do humbasin gjithmonë, po ashtu tha se ai nuk është më i mirë por më të mirë se ai nuk ka.
Featured image of article: Rama sfidon të gjithë: Mos vini bast për mua dhe qeverinë time sepse do humbisni! (VD) Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur dot gëzimin pas Konferencës së Donatorëve, nga e cila doli me 1.15 miliardë Euro për rindërtimin e Shqipërisë. Në deklaratën për mediat bashkë me Presidenten e KE, Rama tha se shumë kishin vendosur baste që Shqipëria nuk do arrinte që grumbullonte kaq shumë ndihma.

Më tej Kryeministri u shpreh se askush nuk duhet të vendos baste për të dhe qeverinë e tij, pasi do humbasin gjithmonë, po ashtu tha se ai nuk është më i mirë por më të mirë se ai nuk ka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bixhozi është ndaluar në Shqipëri dhe pashë shumë njerëz sot që vinin baste sepse natyrisht janë në kërkim të lajmit të keq. Megjithatë e humbën bastin. Mos vini bast ku bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time. Po punojmë me miqtë amerikanë dhe këto institucione dhe e dimë shumë mirë se nëse do të gjesh njerëz që ta bëjnë jetë më të vështirë kur shpenzon para i gjen në këtë ndërtesë. Unë nuk jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka”, ishte kjo fjala e Ramës.

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Rama sfidon të gjithë: Mos vini bast për mua dhe qeverinë time sepse do humbisni! (VD)

  1. Mirë shoku Edvin,nuk vëmë bast por mos kujto se do ta kalosh lehtë gjithë këto gjynahe që i kë bërë këtij populli….

Shto Koment