Politike

‘Se doja Refomën Zgjedhore, ‘peshqesh’ nga Bundestagu’/ Rama flet HAPUR, shënjestron sërish Bashën: Luli do pushtetin në tavolinë, presim ku do çojë “topin”

Kryeministri Edi Rama theksoi se ai nuk ishte një iniciatorët për një Reformë, por ishte një ‘peshqesh’ që opozita i kishte bërë maxhorancës.
Featured image of article: ‘Se doja Refomën Zgjedhore, ‘peshqesh’ nga Bundestagu’/ Rama flet HAPUR, shënjestron sërish Bashën: Luli do pushtetin në tavolinë, presim ku do çojë “topin” Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se ai nuk ishte një iniciatorët për një Reformë, por ishte një ‘peshqesh’ që opozita i kishte bërë maxhorancës.

PJESË NGA BISEDA:

Rama: Ne jemi dakord me atë që u tha, topi është në fushën e tyre tani nëse Basha e merr e fut poshtë kanatjeres dhe i hipën përsipër ne nuk do presim pafund. Do presim ta mendojnë dhe të shohim ku do ta çojnë topin. Për mua në Komisione nuk duhet të jenë njerëz të zgjedhur nga partitë. Opozita është e frikësuar nga zgjedhjet. Basha nuk do zgjedhje.

Rakipllari: Këtë thoshte edhe Sali Berisha për ju.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: S’e ça thoshte Saliu është tjetër punë, dhe ça bëj unë është tjetër. Taktika është tjetër, dhe fakti është tjetër.

Artan Hoxha: Bini në kundërshtim me veten, mund të shpjegohem?

Rama: Jo! Opozita do pushtetin në tavolinë, por këtë se merr ndonjëherë. Është komplet tjetër kur shorti të zgjedh dhe tjetër kur të emëron partia. Është shumë e thjeshtë. Reformën Zgjedhore nuk e kam kërkuar unë. E morëm peshqesh nga Bundestagu nga opozita. E kanë bërë gogol Shqipërinë, si një vend që nuk bën dot zgjedhje. E gjithë bota është angazhuar që t’i nxjerrë frikën Lulit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment