Politike

Rama dërgoi mesazh në serbisht për Gjukanoviçin, Dritan Abazoviç: S’di ç’të them, ai përkrahu diktatorin e fundit në Europë

Drejtuesi i partisë URA u shpreh se shqiptarët e Malit të Zi janë më të varfrit dhe po largohen nga vendi. Ndërsa kryeministri Edi Rama sipas tij duhet që të kishte dërguar mesazh për ta, dhe jo për Gjukanoviçin, të cilin ai e cilësoi si “diktatorin” e fundit në Europë.
Featured image of article: Rama dërgoi mesazh në serbisht për Gjukanoviçin, Dritan Abazoviç: S’di ç’të them, ai përkrahu diktatorin e fundit në Europë Dritan Abazoviç

TIRANË– Politikani shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është i ftuar në emisionin “A Show”, ku edhe ka komentuar mesazhin e kryeministrit Edi Rama në mbështetje të partisë së presidentit, Milo Gjukanoviç.

Drejtuesi i partisë URA u shpreh se shqiptarët e Malit të Zi janë më të varfrit dhe po largohen nga vendi. Ndërsa kryeministri Edi Rama sipas tij duhet që të kishte dërguar mesazh për ta, dhe jo për Gjukanoviçin, të cilin ai e cilësoi si “diktatorin” e fundit në Europë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë. Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat, diskriminimi është më i madhi. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi. Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç në pozitën e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë nuk di çfarë të them. Me përkrahë diktatorin e fundit në Europë, që ka bërë shtet privat?! Ai nuk ka bërë shtet as për malazezet, por vetëm për familjen e vet. Dhe të japësh përkrahje publike në gjuhën malazeze?! Ky është vendimi i Edi Ramës, por me këtë gjë nuk pajtohem,” tha Abazoviç.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment