Politike

Rama bëri thirrje në serbisht për Gjukanoviç, Basha nxjerr flamurin kuqezi: Votoni partitë shqiptare në Malin e Zi

Vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama bëri xhiron e mediave shqiptare dhe serbe pasi bënte thirrje në gjuhën serbe për të mbështetur Milo Gjukanoviç, Basha ka bërë të kundërtën.
Featured image of article: Rama bëri thirrje në serbisht për Gjukanoviç, Basha nxjerr flamurin kuqezi: Votoni partitë shqiptare në Malin e Zi Lulzim Basha, kreu i PD-së

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një foto ku disa të rinj shqiptarë puthin flamurin kuqezi dhe bën thirrje që të gjithë shqiptarët të votojnë partitë shqiptare në Malin e Zi.

Vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama bëri xhiron e mediave shqiptare dhe serbe pasi bënte thirrje në gjuhën serbe për të mbështetur Milo Gjukanoviç, Basha ka bërë të kundërtën.

Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj,”- shkruan Basha ndër të tjera.

Foto e postuar nga Lulzim Basha

Statusi i plotë
Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare. Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi. Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.

Kryeministri Edi Rama zuri faqet e para të të gjitha mediave serbe ditën e sotme. Përmes një videoje, ai bëri thirrje për mbështetjen e Milo Gjukanoviç, në gjuhën serbe. Ndërkohë pas tij qëndronte portreti i Ismail Qemalit dhe flamuri kuqezi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment