Ekonomi

Rama bën për të qeshur Merkel, por Shqipëria merr më pak investime nga BE

Shqipëria është vendi që ka marrë më pak ndihma, pra ka investimet më të ulëta nga BE. Dhe kjo bazohet në të dhënat e Komisionit Europian.

Në Poznan të Polonisë është mbajtur këtë të premte dita e dytë e samitit midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Kancelarja Angela Merkel, e cila është edhe autorja e Procesit të Berlinit, ka preferuar të ketë në krah homologun maqedonas, Zoran Zaev, të cilin e ka vlerësuar për marrëveshjen e Prespës.

Pas tyre ulur në tryezë ndodhej dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka postuar një video, teksa duket se bën për të qeshur kancelarin gjermane.

Grantet e siguruara

Tek video e postuar nga Rama nuk ka audio, por nga një video e postuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut mes të tjerash dëgjohet që kryeministri shqiptar i thotë kancelares gjermane: Ishte një nga magjitë tuaja…

Pavarësisht batutave që mund të bëjë kryeministri Rama nga procesi i Brelinit, Shqipëria është vendi që ka marrë më pak ndihma, pra ka investimet më të ulëta nga BE. Dhe kjo bazohet në të dhënat e Komisionit Europian.

Marrë nga Opinion.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment