Politike

Rama bën gafën e pafalshme, zhduk Kosovën nga harta dhe e prezanton si territor të Serbisë, Berisha: Tradhëti kombëtare

Territori i ndarë në atë hartë lë të nënkuptohet se Kosova është pjesë e Serbisë. Një gafë kjo që nuk i falët një kryeministri, i cili e ka kuptuar gabimin që ka bërë, e ka fshirë atë dhe e ka rregulluar duke vendosur hartën e duhur.
Featured image of article: Rama bën gafën e pafalshme, zhduk Kosovën nga harta dhe e prezanton si territor të Serbisë, Berisha: Tradhëti kombëtare Edi Rama dhe harta

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale ku prezanton zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë në zonat rurale të Shqipërisë.

Mirëpo në postimin që ka bërë kryeministri, ndjekësit kanë qenë shumë të vëmendshëm dhe kanë vënë re që në hartën e publikuar nuk duket Koova.

Territori i ndarë në atë hartë lë të nënkuptohet se Kosova është pjesë e Serbisë. Një gafë kjo që nuk i falët një kryeministri, i cili e ka kuptuar gabimin që ka bërë, e ka fshirë atë dhe e ka rregulluar duke vendosur hartën e duhur.

Por ky rast nuk i ka shpëtuar as ish-kryeministrit Sali Berisha dhe opozitës.

 

Postimi i Berishës

 

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama ka kryer një akt tradhëtie kombëtare.

Zografi bis në një akt flagrant të tradhëtisë kombëtare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë! Shikoni hartën që Zografi Bis poston në Fb e tij. Sb,”– shkruan Berisha në një status në Facebook-un e tij.

Në lidhje me këtë postim ka reaguar edhe Luan Rama, i cili e quan një postim fyes dhe provokativ.

 

Postimi i Luan Ramës

 

Kosova brenda Serbisë – një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!

Nuk është një lapsus. Nuk është as ndonjë gabim prej pakujdesisë, publikimi në faqen e profilit të Edi Ramës në fb i hartës së “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”, siç shkruan ai vetë, ku ndër shtetet që ndajnë kufi me Shqipërinë, mungon Kosova, e cila është vendosur brenda kufijëve të Serbisë.
Nuk është as ndonjë lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë.
Eshtë një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!”- shkruan Rama krahas postimit të tij në rrjetet sociale.

Ndërsa mediat serbe e kanë cilësuar këtë postim në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Ram si një ‘shok’ për Prishitinën.

 

Postimi i medias serbe

 

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Rama bën gafën e pafalshme, zhduk Kosovën nga harta dhe e prezanton si territor të Serbisë, Berisha: Tradhëti kombëtare

  1. Nuk eshte rastesi derisa qenka edhe ne librin e qytetarise ne shkollat 9 vjeçare, siq denoncoi nxenesja me foto te librit ne Fb e ish kryeministrit.

Shto Koment