Politike

Rama bën bilancin e 2019-ës: Opozita ka heq dorë nga largimi im, jam i sigurt se do marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme

Rama ka qenë sot i ftuar në “Java” në RTSH, ku ka folur dhe njëherë pë diegien e mandateve të opozitës dhe zgjedhjet e reja, që sipas tij do jenë me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj si kundërshtar.
Featured image of article: Rama bën bilancin e 2019-ës: Opozita ka heq dorë nga largimi im, jam i sigurt se do marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme Edi Rama. Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me zhvillimet politike të vitit 2019, duke bërë një bilanc të betejave me opozitën. Rama ka qenë sot i ftuar në “Java” në RTSH, ku ka folur dhe njëherë pë diegien e mandateve të opozitës dhe zgjedhjet e reja, që sipas tij do jenë me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj si kundërshtar.

Ka rënë teza, “o ik o s’kemi punë me institucionet” dhe opozita ka kuptuar që ka vetëm një rrugë të përgatitet dhe të fitojë zgjedhjet. Por mbase unë jam pengesa më e madhe për të realizuar dëshirën e tyre për të shkuar në qeveri. Unë mendoj që opozita do marr pjesë në zgjedhje dhe nuk do ketë më parti politike që mund të bëj atë veprim që bëri PD”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë kreu i qeverisë foli dhe për akzuat që atij i janë bërë përgjatë vitit se ka shtyrë opozitën deri në aktin e fundit të djegies së mandateve. Ai u shpreh se nuk duhet të ndihet as fajtor dhe as i keqardhur, pasi qeveria gjithmonë lufton për dobësimin e kundërshtarëve me anë të mjeteve demokratike.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment