Politike

Rama bëhet “mollë sherri”/ Grida Duma ironi me ministren: Rama si Trump? Do bëhet meme kjo. Delir komplet! Spiropali: Ka dhe Basha ca të dhëna…

Një prej të ftuarve kujtoi se Rama 4 vitë më parë doli hapur në krah të kandidates Hilary Cliton, duke e cilësuar Trump si një të "keqe" për botën. 
Featured image of article: Rama bëhet “mollë sherri”/ Grida Duma ironi me ministren: Rama si Trump? Do bëhet meme kjo. Delir komplet! Spiropali: Ka dhe Basha ca të dhëna… Elisa Spiropali, Edi Rama dhe Grida Duma

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kthyer në “mollë sherri” duke shkaktuar debat mes ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ish-deputetes së PD-së, Grida Duma.

Të ftuara në studion e “Open”, po diskutohej lidhur me përcaktimin e kandidatëve për të cilët bëjnë ‘tifo’ nga ana e liderëve botërorë. Një prej të ftuarve kujtoi se Rama 4 vitë më parë doli hapur në krah të kandidates Hilary Cliton, duke e cilësuar Trump si një të “keqe” për botën. 

PJESË NGA DEBATI:

Elisa Spiropali: Rama ka qënë para Trumpit ashtu. Që në kohën kur ka qënë kryetar bashkie

Grida Duma: Po evitoj mos të kthehet në meme dhe kjo…

Elisa Spiropali: Sa më shumë të flitet aq më mirë është. Mos u shqetëso. Thuajse si e mendon

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grida Duma: Nëse Shqipëria që është më i vogël se Brox, flet për zgjedhjet, duke si një çiuaua që i ngjan vetja si krokodil. Disa ditë më parë Rama tha që i ka miq të dy. Delir i madh. Është për të buzëqeshur. E dimë shumë mirë që për të bërë një foto me Obamaën iu deshën mijëra dollarë.

Elisa Spiropali: Po Bashës sa iu deshën…se edhe ai ka ca të dhëna. Cili ishtë dëmi që iu bë Shqipërisë se Rama foli kundër Trumpit

Grida Duma: Nuk duket drejtpërdrejtë. Duket në vonesa.

Elisa Spiropali: Po ju opozita shqetësoheshit se DASH mbështet regjimin e Edi Ramës, si ka mundësi?

Grida Duma: Fiton populizëm brenda vendit të tij, por shkakton dëm në marrëdhënie. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment