Politike

Rama bëhet kandidati i parë që thyen herësin, askush s’ka shans t’ia rrëmbejë mandatin në Vlorë!

Nga të dhënat e publikuara nga faqja zyrtare në KQZ, Rama shihet që në qarkun e Vlorës, ku kandidonte në vendin e tetë ka marrë 10.117 vota.
Featured image of article: Rama bëhet kandidati i parë që thyen herësin, askush s’ka shans t’ia rrëmbejë mandatin në Vlorë! Edi Rama

VLORË– Kryeministri Edi Rama është i pari kandidat që ka thyer herësin e votave në Shqipëri. Nga të dhënat e publikuara nga faqja zyrtare në KQZ, Rama shihet që në qarkun e Vlorës, ku kandidonte në vendin e tetë ka marrë 10.117 vota.

Në këtë mënyrë, kryeministri që sot fitoi dhe mandatin e tretë është siguruar që askush tjetër që vjen poshtë tij në listë, nuk do të mundë t’ia marrë dot mandatin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kandidatët dhe votat

Partia Socialiste në Vlorë ka marrë 8 mandate deputetësh.

(f.m/Dosja.al)

2 Komente në “Rama bëhet kandidati i parë që thyen herësin, askush s’ka shans t’ia rrëmbejë mandatin në Vlorë!

  1. Pse me të vërtet besoni se ky numur votash që paskërka fituar rama nuk është i fallsifikuar duke shtuar vota të pa merituara?

    • Ne besojm se pallat si puna jote qe nuk e kuptojn qe kan humbur si denim nga populli gjith jeten ne opozite do rine.Suksese ne jete

Shto Koment