Politike

Rama batuta me qytetarët: Të hipë Monika në shtyllë e kuptoj, po këta tjerët ç’duan

Rama tha se PD-ja iku për 6 muaj dhe u kthye me vezë në xhep.

DURRËS- Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se opozita iku nga parlamenti, pasi nuk ka se çfarë t’iu thojë qytetarëve për hallet e problemet e tyre. Rama tha se PD-ja iku për 6 muaj dhe u kthye me vezë në xhep.

Opozita mendon se cfarë do iu themi këtë radhë njerzve, por ikën 6 muaj dhe u kthyen me vezë në xhep. U fut Luli në Kuvend me pallto të madhe, dhe pse ishte ngrohtë. Keta kishin bërë vezët dhe ia kishin fut kryetarit. Më pas del tjetri me shiringë,,shfffff. Se di pse i votojnë këta. Këta i duan vetëm me gurë ose kapsolla. I keni parë se pse hipin në pemë, nëse hipën Monika në pemë ok, por këta të tjerët ça duan.Kemi hall se mos na bie ndonjë nga pema. Në mbyllje të kësaj fjale, dua të them se ne kemi shumë gjera që duhen bërë më mirë, dhe shumë gjër aqë s’janë bërë ende. Ama për herë të parë në Shqipëri, nëse shkon për të marrë një shërbim nga shteti apo në një zyrë nuk u përgjigjen, mjafton të na shkrujanë tek Platforma Shqipëria që Duam, ne jemi të gatshëm ti përgjigjemi. Sot e merr përgjigjen për 10 ditë nëse të takon me të drejtë. Jnaë largura me dhjetëra zyrtarë, pasi nuk kanë qenë të përgjegjshëm. Shërbimet do bëhen edhe më të thjeshta, për t’iu përgjigjur qytetarëve.|

Kryeministri Edi Rama

Seanca paralamentare e 14 shkurtit, në praninë e kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri, degradoi kur ish deputeti i PD-së, Edi Paloka qëlloi kryeministrin Rama me bojë të zezë, pasi ky i fundit e kishte tallur dhe quajtur thuthuq.(Lexo këtu)

(a.m/dosja/al)

Shto Koment