Politike

Rama anulon vendimin e kalimit të Fakultetit të Gjeologjisë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë

Këshilli i Ministrave ka anuluar vendimin e para 5 viteve, për kalimin e Fakultatit të Gjeologji Minierave në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Featured image of article: Rama anulon vendimin e kalimit të Fakultetit të Gjeologjisë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë Fakulteti i Gjeologji Minierave

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka marrë një sërë vendimesh ditën e sotme, ndër të cilat është edhe ai për anulimin e kalimit të Godinës së Fakultetit të Gjeologjisë, në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Vendimi që Fakulteti i Gjeologji Mierave të kalonte në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë ishte marrë në vitin 2014, ndërsa u kundërshtua asokohe nga stavi akademik i fakultetit dhe vetë studentët. Si duket kjo ka shtyrë kryeministrinë që të anulojë vendimin e para 5 viteve.

Vendimi vjen në të njëjtën ditë kur studentët rifilluan protestat e tyre, ku edhe kanë shtruar një sërë kërkesash ndaj Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Edi Rama. 

Vendimi i plotë:

V E N D I M

PËR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.744, DATË 5.11.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, TË OBJEKTIT “FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE”, TIRANË, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT/UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS,TE MINISTRIA E DREJTËSISË, PËR GJYKATËN E LARTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

V E N D O S I:

1.Shfuqizimin e vendimit nr.744, datë 5.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”, të ndryshuar me vendimin nr.732, datë 8.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.744, datë 5.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”.

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment