Politike

Video/ “Njeriu e harron shpejt të keqen”, Rama ngre dolli me raki në familjen tafa: Ne katunarët e Tironës s’dimë ta bëjmë…(Kujton vizitën në Ukrainë)

Rama uroi familjen për shtëpinë e re, ndërkohë që bashkë me vajzat e familjes Tafa ngriti gotat për të bërë gëzuar. Ai pyeti njërën nga vazjat për notat që kishte në shkollë dhe kur mori vesh që Urimja i kishte të gjitha dhjeta, u shpreh se vetëm dituria është rruga që të nxjerr nga varfëria.
Featured image of article: Video/ “Njeriu e harron shpejt të keqen”, Rama ngre dolli me raki në familjen tafa: Ne katunarët e Tironës s’dimë ta bëjmë…(Kujton vizitën në Ukrainë) Edi Rama dhe familja Tafa
Përditësuar:

TIRANË– Familja e Riza Tafës është futur në banesën e re, pasi shtëpia që kishin u rrënua pas tërmetit të 21 shtatorit. Kryeministri Edi Rama ka qenë së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në banesën e re të falmijes Tafa, në Zall-Herr të Tiranës. Rama uroi familjen për shtëpinë e re, ndërkohë që bashkë me vajzat e familjes Tafa ngriti gotat për të bërë gëzuar. Ai pyeti njërën nga vazjat për notat që kishte në shkollë dhe kur mori vesh që Urimja i kishte të gjitha dhjeta, u shpreh se vetëm dituria është rruga që të nxjerr nga varfëria.

Rama ngriti edhë një dolli me rakinë e bërë nga vetë familjarët, teksa me humor shtoi se ‘katunarët e Tironës’ nuk dinë të bëjnë raki. “Ta bëjmë një gëzuar me raki. Ne katunarët e Tiranës nuk dimë të bëjmë raki po hajt mo…Gëzuar,”- dëgjohet të thotë Rama.

Kryeministri diskutoi me familjen edhe për ngajret që kishte parë në Ukrainë dhe për gjithçka kishtë vënë re në zonën e konfliktit, gjatë vizitës që bëri si kryetar i OSBE-së. sipas Ramës, njeriu e harron të keqe kur kalon, e harron shpejt. Kryeministri shtoi se ëhstë bërë çështë e mundur për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti, por edne e presin shumë çadra, shumë familje që duan një tjetër banesë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njeriu harron shumë, e harron të keqen shpejt.s’kë ç’i bën kështu është…Mirë që i bëjmë krahasimet me Gjermaninë e Francën por duhet parë ndinjëherë edhe se çfarë është bërë, duhet parë edhe mbrapa…kur sheh si jetojnë njerëzit e si kemi qenë jo shumë larg përpara duhet me pa…mire tha njëri, ‘kemi qenë të lumtur dhe nuk e dinim, tani që jetojmë në këtë situatë katastrofike, e kujtojmë…’ një urë dykalimëshe për njerëz, 10 mijë veta në ditë që kalonin nga njëra anë në tjetrën për të marrë pension, ilaçe, me dy palë ushtarë, me snajperët që gjuanin…Patjetër ne do të bëjmë çmos për më shumë por duhet parë çik dhe mbrapa, nga jemi nisur çfarë pune është bërë. Edhe për tërmetin…pashë çadrën ku keni ndenjur, kemi plot në çadra dhe presin shtëpinë…Duhet ta bëjmë patjetër nuk mund t’i lëmë me çadra. Ndërkohë në Itali akoma rrinë nëpër kabina presin shtëpitë, pas 10-15 vitesh…do i mbyllim të gjitha,”- tha Rama ndër të tjera.

Shqipëria u godit nga tërmete të fortë më 21 shtator dhe më datë 26 nëntor të vitit 2019. Ky i fundit  la pas 51 viktima, mbi 900 persona të lënduar dhe mijëra banesa të shkatërruara. Shumë prej familjeve janë sistemuar në banesa të reja ndërkohë që ka ende të tjera, që po e kalojnë dimrin mes çadrave dhe pa asnjë lloj ndihme. Kryeministri ka ngritur Komitetin e Rindërtimit dhe është shprehur se do merren të gjitha masat për ristrehimin e banorëve të prekur brenda vitit 2020. Nga ana tjetër, Prokuroria ka kryer hetime për abuzime me ndërtimet dhe ka vënë në pranga shumë ndërtues, zyrtarë dhe biznesmenë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment