Politike

Marrëveshja e partive shqiptare në Presheve, Rama falenderon Cakajn: Bravo Gent

Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se kjo është një marrëveshje super dhe për këtë falenderon Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn.
Featured image of article: Marrëveshja e partive shqiptare në Presheve, Rama falenderon Cakajn: Bravo Gent Gent Cakaj dhe kryetarët e partive shqiptare në Luginën e Preshevës

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas marrëveshjes së partive shqiptare në Serbi. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se kjo është një marrëveshje super dhe për këtë falenderon Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se bashkimi bën fuqinë dhe shpreson për fitore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Super! Bravo Gent dhe përgëzime miqve nga Presheva👍 Bashkimi bën fuqinë👐🏿”, shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është reagimi i parë i Ramës në publik, ku mbështet Gent Cakajn, pasi prej kohësh burime nga qeveria bëjnë me dije se marrëdhënia mes tyre është ftohur. Sot në Tiranë, Gent Cakaj ka pritur krerët e partive shqiptare në Preshevë dhe ata kanë nënshkruar një marrëveshje që në zgjedhje te ardhshme të jenë të bashkuar dhe të kenë një listë të përbashkët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment