Politike

Publikohet manuali, nga e hëna mund të merrni leje për automjet përmes e-albania, kushtet që duhet të plotësoni, Rama: Pasoja penale për shkelësit

VIDEO
Leja për automjetet vlen vetëm për fashën orare 05:00-08:00 dhe 16:00-17:30. Ndërsa ata që punojnë me turne, do të duhet të futen në kategorinë punë me turne dhe të caktojnë orën fikse se kur shkojnë apo se kur kthehen nga puna. Autorizimet janë vetëm për ata që bëjën rrugën shtëpi-punë-shtëpi. Të gjithë të tjerët do të kenë pasoja penale e ligjore.
Featured image of article: Publikohet manuali, nga e hëna mund të merrni leje për automjet përmes e-albania, kushtet që duhet të plotësoni, Rama: Pasoja penale për shkelësit Foto nga manuali
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar me video mënyrën se si merret nga e hëna leje-dalja me automjet përmes aplikacionit e-albania. Në një status në Facebook, Rama ka nxjerrë mënyrën se si mund të bëhet aplikimi, duke u dhënë kështu pritjes së qytetarëve për të marrë autorizimin nga e-mailet e Policisë së Shtetit.

Sipas manualit, mjafton të futeni në aplikacionin e-albania në kategorinë, leje për automjet, dhe duke futur të dhënat tuaja bashkë me shasinë e mjetit, merrni lejen e nevojshme. Leja për automjetet vlen vetëm për fashën orare 05:00-08:00 dhe 16:00-17:30. Ndërsa ata që punojnë me turne, do të duhet të futen në kategorinë punë me turne dhe të caktojnë orën fikse se kur shkojnë apo se kur kthehen nga puna. Autorizimet janë vetëm për ata që bëjën rrugën shtëpi-punë-shtëpi. Të gjithë të tjerët do të kenë pasoja penale e ligjore.

Leje-dalja me automjet përmes e-albania i jep fund e-maileve dhe pritjeve të deritashme për përgjigje. Https://e-albania.al/. Ju lutem atyre që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania i jep fund pritjeve për aprovimin e autorizimit. Lexoni me vëmendje në hyrje të portalit e-albania lajmërimin që ju shfaqet, ku do të gjeni qoftë kategoritë e lejuara këtë javë për punë, qoftë protokollin sanitar të sigurisë. E përsëris, sistemi po testohet që deri nesër të jetë plotësisht funksional, prandaj mos u mërzisni nëse do të hasni ndonjë vonesë në aprovim, sepse pjesëmarrja juaj në testim ndihmon në kolaudimin e sistemit. Lexoni po ashtu me vëmendje pasojat ligjore e penale për shkelësit e kufizimeve të posaçme anti-covid të qarkullimit në këmbë apo me automjet,”- shkruan Rama krah videos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një tjetër status të mëvonshëm, Rama sqaroi se të gjitha autorizimet e marra deri më tani, janë të vlefshme për javën e ardhshme dhe se në e-albania duhet të merret me terezi riaplikimi.

Sqarim: Të gjitha autorizimet e marra deri tani përmes e-mailit nga policia e shtetit janë të vlefshme për javën në vijim dhe gjatë javës së ardhshme, duhet të riaplikohet me terezi përmes e-albania, për të vazhduar normalisht javën e mëpastajme. Për çdo pyetje, paqartësi, nevojë për asistencë shkruani tek: [email protected],”- shton Rama.

Prej disa ditësh kryeministri e lajmëroi këtë lehtësim për të gjithë qytetarët që lëvizin me mjetet e tyre për të shkuar në punë. Nga e hëna nis tashmë aplikimi për leje për automjetet në e-albania. Në këtë mënyrë, të gjitha pritjeve të e-amileve nga Policia e Shtetit, do t’u vijë fundi.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Publikohet manuali, nga e hëna mund të merrni leje për automjet përmes e-albania, kushtet që duhet të plotësoni, Rama: Pasoja penale për shkelësit

  1. Leje per pune

  2. mire por si mund te marr leje me sms per arsye shendetsore me sms tek 55155 per arsye shendetsore do shkoj ne oren 10 psh faleminderit

Shto Koment