Politike

Ralf Gjonin se lënë socialistët të flasë, kë thumbon deputeti: Rama jep urdhër në WhatsApp, ju votoni

  • Nis Kuvendi/ Balla: Brenda 2019 do hapen negociatat me BE-në
  • Deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se kryeminisitri Edi Rama duhet të ishte sot në kuvend pasi sipas tij, hapja e negociatave është një proces i vonuar.

    Tiranë- Deputeti Ralf Gjoni është shprehur në seancën e sotme plenare se kryeministri Edi Rama duhet të ishte sot në kuvend pasi hapja e negociatave është një proces tashmë i vonuar për vendin. Ai është shprehur me ironi se Rama nuk ka nevojë të jetë në kuvend pasi jep udhëzimet me WhatsApp për grupin e tij.

    “S’keni nevojë të mbani kryeministrin  këtu ju vinë udhëzimet ne whats up dhe ju votoni. Rama duhet të ishte këtu po ai nuk është. Ne kemi humbur kohë. Shqipëria po i lutet BE-së që të hapen negociatat , ky është një proces i vonuar. “, u shpreh Ralf Gjoni.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gjoni është ndërprerë nga socialistët disa herë në fjalën e tij por ky i fundit ka theksuar se negociatat BE-në tashmë duhet të ishin hapur.

    J.V & A.S/Dosja.al

    Shto Koment