Politike

Thirrja e Ralf Gjonit: Kuvendi është kthyer në vatër infeksioni, s’ka ajrim! Këtu po bëhet krim me çmimet e tamponëve, në Napoli bëhet nami për 20 euro

VIDEO
Gjoni, nga vendi i tij në Kuvend tha se salla është kthyer në një vatër infeksioni dhe se duke dalë tek foltorja e përhapin të gjithë Covid-19. Ai bëri thirrje që të bëhet diçka për çmimet e kripura në spitalet private në Shqipëri, duke e krahasuar me Napolin, ku sipas Gjonit, bëhet nami për 20 euro. 
Featured image of article: Thirrja e Ralf Gjonit: Kuvendi është kthyer në vatër infeksioni, s’ka ajrim! Këtu po bëhet krim me çmimet e tamponëve, në Napoli bëhet nami për 20 euro

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni u ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të tij që të mos flasin nga foltorja e Kuvendit. Gjoni, nga vendi i tij në Kuvend tha se salla është kthyer në një vatër infeksioni dhe se duke dalë tek foltorja e përhapin të gjithë Covid-19. 

“Në radhë të parë ju them që të flisni nga vendi i Kuvendit sepse këtu është bërë një vatër infeksioni. Duhet të dini që Kuvendi i Shqipërisë nuk ka ajrosje natyrale dhe mjaft e përhapëm koronavirusin, duke dalë të gjithë e duke folur aty. Filtrimi i ajrit që bëhet këtu është vetëm nëpërmjet një pajisjeje, që qarkullon të njëjtin ajër dhe infekton çdo punonjës të Kuvendit,”- tha Gjoni.


Më pas deputeti komentoi edhe borxhet e marra nga qeveria shqiptare. Ai bëri thirrje që të bëhet diçka për çmimet e kripura në spitalet private në Shqipëri, duke e krahasuar me Napolin, ku sipas Gjonit, bëhet nami për 20 euro. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Por ju vijoni të merrni borxhe. Që këtu ka korrupsion miliarda euro, këtë e di i madh dhe i vogël. Këto para përfundojnë në xhepat e zyrtarëve. Në Shqipëri njerëzit që kalojnë Covid-19 harxhojnë lekët e dynjasë. Në Napoli bëhet name kur njerëzit nuk kanë 20 euro për tampon, kurse këtu ka shkuar 120 mijë lekë tamponi në provat. Unë e kalova vetë me 300 mijë lekë se nuk para simptoma të rënda. Jo të gjithë zgjedhin që të besojnë shëndetin në dorën e mjekëve shqiptarë, jo të gjithë mjekët janë pozitivë. Sot kemi mjekë familjeje që thyejnë urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë në kurriz të pacientëve. Këtu i mbysin me kortizonë dhe antibiotikë. E dini ju ç’do të thotë kortizon për një person që kalon Covid-19 në shtëpi, me 37 e gjysmë temepraturë. Është krim. Ne këtu nisim e marrim borxh dhe diskutojmë për raportin e Dick Marty. Duhet të përgatitemi sepse na pret një dimër i zi,”- përfundoi Gjoni.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment