Politike

Rakip Suli betohet brenda Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu: S’e liroj zyrën!

Kryebashkiaku në ikje Xhelal Mziu është shprehur se nuk do ta lironte zyrën e tij duke paralajmëruar edhe protestë.
Featured image of article: Rakip Suli betohet brenda Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu: S’e liroj zyrën! Xhelal Mziu

KAMËZ– Ditën e sotme kryetari i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Sula është betuar brenda ambienteve të institucionit.

Ndërkohë nga ana tjetër, kryebashkiaku në ikje Xhelal Mziu është shprehur se nuk do ta lironte zyrën e tij duke paralajmëruar edhe protestë.

Postimi i Xhelal Mziut

Nuk do ta liroj zyrën. Sot në orën 12:00 ju ftoj para Bashkisë Kamëz në mbrojte të uzurpimit të institucionit nga klika moniste,”-shkruan Mziu në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por orari i protestës ka kaluar dhe duket sikur Mziu e ka lënë pa asnjë “luftë” postin e tij në dorën e kundërshtarit politik.

Ditën e sotme është betuar kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli. Paraardhësi i tij Xhelal Mziu edhe pse kishte paralajmëruar protesta, kishte liruar zyrën duke lënë gjithçka gati për Sulin. Socialisti tha se tre punët e tij të para do të ishin: përgatitja e shkollave, pastrimi dhe efiçenca e shërbimeve.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment