Bota

Raketa kineze pritet të bjerë këtë fundjavë! Del HARTA, mund të prekë edhe Shqipërinë

FOTO
Me peshë prej 18-tonësh, raketa kineze është një ndër objektet më të rënda në dekadat e fundit që ka lëvizje të lirë dhe të pakontrolluar në atmosferë.
Featured image of article: Raketa kineze pritet të bjerë këtë fundjavë! Del HARTA, mund të prekë edhe Shqipërinë Raketa u nis për të transportuar një pjesë të stacionit hapësinor kinez në orbitë

KINË– Mbeturinat nga një raketë kineze pritet të bien në Tokë në mënyrë të pakontrolluar këtë fundjavë. Radarët që merren me vendodhjen e objekteve në hapsirë kanë vëzhguar me hollësi lëvizjen e raketës “Long March 5B”.

Me peshë prej 18-tonësh, raketa kineze është një ndër objektet më të rënda në dekadat e fundit që ka lëvizje të lirë dhe të pakontrolluar në atmosferë. BBC ka publikuar një hartë me zonat ku mund të bjerë raketa.

Harta është mjaft e gjerë dhe në të nuk përcaktohet ndonjë vendodhje e përafërt. Ajo përfshin sipërfaqe të madhe tokësore dhe ujore të planetit tonë nga gjerësitë gjeografike prej 41.5 shkallësh në veri deri në 41.5 shkallë në jug.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Harta ku mund te bjere raketa

Në zonën ku raketa mund të bie përfshihet territori i plotë i Afrikës, pjesa jugore e Azisë, jugu i Evropës, pothuajse tërë territorin e Australisë, pjesën më të madhe të Amerikës Jugore, pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Amerikën e Mesme. Në këtë zonë përfshihen edhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë dhe një pjesë e Maqedonisë.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment