Bota

Çfarë e shkaktoi tragjedinë në Bejrut? Daily Mail: Lënda shpërthyese u dërgua qëllimisht në kryeqytetin libanez, e pranon dhe presidenti: Ka ndërhyrje të huaj përmes raketës ose bombës

FOTO
Sipas Daily Mail sasia e nitratit të amonit, që shkaktoi shpërthimin fatal mund të jetë devijuar qëllimisht për në Liban.
Featured image of article: Çfarë e shkaktoi tragjedinë në Bejrut? Daily Mail: Lënda shpërthyese u dërgua qëllimisht në kryeqytetin libanez, e pranon dhe presidenti: Ka ndërhyrje të huaj përmes raketës ose bombës Presidenti libanez, Michel Aoun.

LIBAN– Shpërthimi tragjik në Bejrut të Libanit pasditen e së martës shokoi botën. E një një kohë që kanë vdekur 157 persona dhe janë plagosur 5000 mijë banorë të tjerë, ende nuk është zbuluar shkaku i vërtetë që çoi në shpërthimin e fuqishëm. Por në mediat e huaja është raportuar se zyrtarë të lartë të vend pretendojnë se kimikatet shpërthyese të cilat shkaktuan fatkeqësinë e Bejrutit mund të jenë dërguar në Liban me qëllim. Sa i përket kësaj çështje të vështire, Presidenti libanez, Michel Aoun ka deklaruar ditën e sotme se katastrofa e Bejruti mund të jetë shkaktuar nga një raketë ose një bombë.

“Shkaku nuk është gjetur ende. Ka mundësi të ndonjë ndërhyrjeje të huaj përmes raketës, bombës apo ndonjë veprimi tjetër. E para, si ka hyrë materiali shpërthyes në atë objekt dhe si është ruajtur, e dyta, nëse shpërthimi ka qenë rezultat i neglizhencës apo ndonjë aksidenti dhe nëse ka mundësi të ndonjë ndërhyrjeje të jashtme.” ka thënë Aoun.

Ky reagim i tij vjen në një kohë kur në kryeqytet kanë nisur edhe protesta kundër elitës së korruptuar dhe politikanëve që lejuan mbajtjen e sasisë së lëndës eksplozive për 6 vite në port.

Sipas Daily Mail sasia e nitratit të amonit, që shkaktoi shpërthimin fatal mund të jetë devijuar qëllimisht për në Liban.

Ndërsa anija ishte destinuar për në Mozambik, por autoritetet kanë bërë me dije se nuk ishin në dijeni se do vinte një anije e tillë. Ndërsa  burimet zbulojnë se anija Rhosus ishte thjesht e pavlerë që nuk do ia dilte kurrë të shkonte deri në Mozambik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Theksojmë se kjo anije që solli vdekjen e 157 njerëzve dhe plagosjen e 5 mijë të tjerëve ka përfunduar në Bejrut gjashtë vjet më parë, ku ngarkesa brenda saj i përkiste një biznesmeni rus. Ndërkohë  mediat e huaja kanë shkruar se biznesmeni rus Igor Grechushkin ka marrë 1 milionë dollarë për të bërë transportin.

Por politikanët  libanezë besojnë se Hezbollahu mund të ketë gisht në ngjarje.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment