Aktualitet

Rakacolli tregon sa përqind e personelit mjekësor është prekur nga koronavirusi: Janë bërë imunë tashmë

I ftuar në studion e “Repolitix”, Rakacolli tha se përqindja e personelit mjekësor që tashmë është përballur me Covid-19, ka krijuar imunitet.
Featured image of article: Rakacolli tregon sa përqind e personelit mjekësor është prekur nga koronavirusi: Janë bërë imunë tashmë Mira Rakacolli
Përditësuar:

TIRANË– Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka deklaruar se rreth 8-9 % të personelit mjekësor janë prekur nga koronavirusi.

I ftuar në studion e “Repolitix”, Rakacolli tha se përqindja e personelit mjekësor që tashmë është përballur me Covid-19, ka krijuar imunitet.

Zv/ministrja shtoi se pas mjekëve, testimi do të nisë me efektivët në Policinë e Shtetit që kanë qenë në terren si dhe punonjësit e postave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

8-9% të personelit të testuar kanë qenë në kontakt me sëmundjen. Kjo përqindje ka krijuar imunitet tashmë…duket shifër e vogël por akoma nuk kemi numrin e caktuar të kampioneve për ta quajtur të përfunduar. Por edhe në vendet e tjera shkon diku te12-15 % .Nëse ky ritëm rastesh vazhdon duhet parë se ku do jenë rastet dhe si do të jenë vatrat. Në varësi mund të qëndrojmë si jemi ose mund të hapemi,  por ngelet më varësi të numrave. Te aktivitetet sportive duhet të kemi kujdes dhe janë tepër te rrezikshme prandaj masat vlejnë sepse ka risk. Do vijojë t’u bëhet testi pas mjekëve, policëve, postës personave me risk,”– tha Rakacolli.

Ndërkohë, me 21 rastet e reja të shënuara ditën e sotme, shkon në 1050 numri i të infektuarve me COVID-19. Ndërsa numri total i personave aktivë në Shqipëri ka shkuar në 205, ndërkohë që janë shëruar 800 persona. Deri më tani 33 pacientë kanë humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment