Aktualitet

Rakacolli flet për fëmijët e infektuar: Ka një përmirësim të lehtë….Urbanet? Nuk ju detyron njeri të hipni, mendoni për veten dhe familjarët

VIDEO
E pyetur për urbanet dhe mbingarkesën e tyre me qytetarë, ajo u shpreh se askush nuk detyron askënd që të hipë aty. sipas Rakacollit, kontrollet vijojnë por janë qytetarët ata që duhet të mendojnë për vetën dhe për familjarët e tyre.
Featured image of article: Rakacolli flet për fëmijët e infektuar: Ka një përmirësim të lehtë….Urbanet? Nuk ju detyron njeri të hipni, mendoni për veten dhe familjarët Mira Rakacolli

TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli deklaroi se në pavionet e pediatrisë ka një përmirësim të lehtë përsa u përket fëmijëve të infektuar. Në daljen publike me Komitetin Teknik për njoftimin e masave gjatë pandemisë, Rakacolli tha se gjithsesi vijon të ketë fëmijë me Covid-19 që shfaqin simptoma të rënda.


E pyetur për urbanet dhe mbingarkesën e tyre me qytetarë, ajo u shpreh se askush nuk detyron askënd që të hipë aty. sipas Rakacollit, kontrollet vijojnë por janë qytetarët ata që duhet të mendojnë për vetën dhe për familjarët e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vazhdojmë të kemi fëmijë të infektuar. Ka një përmirësim të lehtë pavarësisht se kemi ende të infektuar. Për kontrollet në urbane, vijojnë të bëhen. Gjithsesi zgjedhja është personale. Nuk arrihet suksesi me forcë. Nuk të detyron njeri të hipësh në urban, kur shihet që është plot nuk hipet. E kuptojmë që njerëzit nxitojnë të kapin oraret e punës, por që duhet të kujdesemi për vetën dhe familjarët. Gjithsesi, inspektoriati është duke punuar,”- tha Rakacolli ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Rakacolli flet për fëmijët e infektuar: Ka një përmirësim të lehtë….Urbanet? Nuk ju detyron njeri të hipni, mendoni për veten dhe familjarët

  1. O mbetje synetlliku …ti bashke me ato te komitetit teknik bashke me pallen e gjate ….

Shto Koment