Politike

Rakacolli e ulur mes ‘militantëve’ të PS/ PD: Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! E turpshme, model i pështirë

Bardh Spahia shkruan se shkelja e rregullave anti-COVID nga një prej personave që i predikon më së shumti, është tallje me qytetarët, që gjobiten sa herë dalin pa maska. 
Featured image of article: Rakacolli e ulur mes ‘militantëve’ të PS/ PD: Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! E turpshme, model i pështirë

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar foton e zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila ishte prezente në një prej mbledhjeve të Partisë Socialiste. (Shiko këtu)

Me anë të një statusinë rrjetet e tij sociale, Spahia shkruan se shkelja e rregullave anti-COVID nga një prej personave që i predikon më së shumti, është tallje me qytetarët, që gjobiten sa herë dalin pa maska. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PARA PARTISË NUK VENË ASGJË! Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka. E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin! Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot! Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD,”-shkruan Bardh Spahia.

Në foton e publikuar dje nga Dosja.al, vihet re që shumë prej të pranishmëve në sallë, nuk kanë vendosur as maskat për mbrojtjen ndaj Covid-19, gjë që tashmë është e detyrueshme në vendin tonë.
(k.m/dosja.al)

Shto Koment