Aktualitet

Rakacolli e paqartë: 20% e shqiptarëve do të vaksinohen në 3 muajtë e parë të 2020, s’dimë gjë për pasaportën COVID

Marrëveshja parashikon sjelljen në javën e tretë të janarit të 10.700 dozave të para, 30.250 në shkurt, ndërsa nuk dihet si do të vijojë vaksinimi në muajtë e tjerë.Me përllogaritjen që bën Rakacolli, se 20% e popullsisë do të vaksinohen brenda tri muajsh, logjika çon në faktin se bumi i të vaksinuarve do të jetë në muajin mars. 
Featured image of article: Rakacolli e paqartë: 20% e shqiptarëve do të vaksinohen në 3 muajtë e parë të 2020, s’dimë gjë për pasaportën COVID Mira Rakacolli

TIRANË– Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se 20% e shqiptarëve do të vaksinohen në tri muajtë e parë të vitit 2021. Rakacolli bën me dije gjithashtu se përmes COVAX, Shqipëria ka paguar 1.4 mln doza të vaksinës COVID. Në një prononcim për Gazeta Si, Rakacolli ka sqaruar se: Do të sigurojmë menjëherë rreth 20 përqind të nevojës që ka popullsia shqiptare për vaksinim prandaj kemi bërë pagesën për mbi 1 milion e 140 mijë doza. Por nuk jemi ndalur vetëm COVAX dhe kemi bërë tratativa edhe me vende të BE, jo vetëm përmes mekanizmit të BE drejtpërdrejt, por edhe me vende të BE, për të përfituar nga dozat që do të marrin ata nga BE, sepse vende që janë sot anëtarë të BE e marrin të gjithë në të njëjtën kohë, në bazë të marrëveshjeve që kanë. Njëkohësisht kemi bërë tratativa për të marrë vaksina edhe drejtpërdrejt nga kompanitë farmaceutike, si: Pfizer apo Moderna.

Zv/ministrja ka folur gjithashtu edhe për pasaportën COVID, e cila ka nisur të prodhohet në disa vende, ku i pari ishte Britania e madhe. Rakacolli thotë se deri më tani nuk ka asnjë diskutim për një dokument të tillë në Shqipëri. “Në Shqipëri nuk kemi diskutuar ende. Kjo varet nga politikat që do të vendosin shtetet. Deri tani nuk ka një qasje të përbashkët të shteteve. Vende të ndryshme do të ndjekin politika të ndryshme. Por ajo çfarë mund të themi është se vaksinimi nuk është i detyruar dhe do të jetë falas.”-është shprehur ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, jo më larg se dje kryeministri Edi Rama njoftoi arritjen e marrëveshjen me Pfizer për të marrë 500 mijë doza të vaksinës BioNtech. Marrëveshja parashikon sjelljen në javën e tretë të janarit të 10.700 dozave të para, 30.250 në shkurt, ndërsa nuk dihet si do të vijojë vaksinimi në muajtë e tjerë. Por me përllogaritjen që bën Rakacolli, se 20% e popullsisë do të vaksinohen brenda tri muajsh, logjika çon në faktin se bumi i të vaksinuarve do të jetë në muajin mars. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment