LIVE UPDATES
Politike

Rajoni i Ballkanit, Majlinda Bregu: Axhenda ka qëllim të vetëm integrimin në BE. Mbështet Ramën për ‘Mini-Shengenin’:

4 Janar 2020, 12:13 Nga DOSJA
Rajoni i Ballkanit, Majlinda Bregu: Axhenda ka qëllim të vetëm

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha seBallkani Perëndimor nuk është ai i para 10 apo 20 viteve. Ndaj idetë e reja, inovative, lëvizja e lirë, qasje të reja për fondet strukturore, ambienti, turizmi, lidhja, të rinjtë, etj., janë debati real, që duhet të zhvillohet sot. Në një intervistë të posaçme për Monitor, Bregu tha se, nuk ka proces që zëvendëson qëllimin final, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Mungesa e vendimit nga Këshilli i BE-së për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tronditi qasjen strategjike dhjetëvjeçare të BE-së mbi stabilitetin ndaj rajonit. Bregu tha se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) ka në fokus koordinimin për krijimin e zonës rajonale ekonomike, (REA) e vendosur nga të 6 liderët e rajonit 3 vjet me parë. Lehtësimi i tregtisë është një tjetër çështje e rëndësishme e Zonës Ekonomike Rajonale. Banka Botërore sugjeron se nëse barrierat tregtare do të hiqen, rritja rajonale do të jetë rreth 3.84% në vit nga 2018 deri në vitin 2022, tha zonja Bregu e cila pohoi se frytet e para të bashkëpunimit po ndihet. Në prill të këtij viti, i gjithë Ballkani Perëndimor nënshkroi një Marrëveshje Rajonale të re për Roaming, si pasojë e së cilës të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor po përfitojnë deri në 90% reduktim tarifash, duke i hapur rrugën kështu shfuqizimit të plotë të tyre deri në 2021.

Perspektiva

E ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Europian. Mungesa e vendimit nga Këshilli i BE-së për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tronditi qasjen strategjike dhjetëvjeçare të BE-së mbi stabilitetin ndaj rajonit. Në skenarin më të mirë, rajoni do të humbasë 8 muaj mes pse -së e debatit mbi atë vendim. Energji kjo që mund të ishte përdorur për reformat së brendshmi. E kam thëne dhe e përsëris: Çmimi për stanjacionin dhe shtyrjen e perspektivës së anëtarësimit të Ballkanin Perëndimor është rrezik.

Cili është roli dhe misioni i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal?

Atëherë, në një mjedis të vështirë dhe të komplikuar, përgjigja është shumë e thjeshtë.

Për më shumë se 11 vjet, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal po e ndihmon rajonin që të drejtojë zhvillimin e axhendave të tij me një ritëm më të shpejtë, në mënyrë të tillë që ekonomitë e tij t’i afrohen sa më shumë BE-së, t’i përgatisë ato për tregun e përbashkët europian dhe integrimin Euro-Atlantik. Sa i takon zhvillimit të axhendave, unë i referohem ekonomisë, burimeve njerëzore, transformimit dixhital, lidhjeve, punësimit, sigurisë, shtetit ligjor, turizmit, integrimit rom, etj. Por asgjë nuk mund të jetë shumë e thjeshtë, sidomos në rajonin tonë. Mosmarrëveshjet bilaterale vënë në rrezik bashkëpunimin rajonal. Po të shtojmë edhe faktin se kemi një situatë të paqartë edhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, situata bëhet më e komplikuar. Integrimi rajonal merr kuptim prej faktit se qëllimi final i gjithë vendeve tona është anëtarësimi në BE. Prandaj, sfidat që na presin do të jenë ende më të mëdha. Derisa të gjitha vendet e BE-së të bien dakord se ç’do të ndodhë me perspektivën europiane të Rajonit, ne na takon të jemi të besueshëm e të respektojmë detyrimet e angazhimet tona në drejtim të rritjes së bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe të zhvillimit të reformave brenda vendit. Nuk ka proces që zëvendëson qëllimin final, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por po ashtu nuk ka gjë më të rëndësishme se ta përgatisim veten, duke forcuar bashkëpunimin real me njëri- tjetrin.

Shumë gjëra janë duke ndjekur rrjedhën e tyre, por gjithçka varet shumë nga situata e përgjithshme politike në rajon dhe ndikimi i efekteve që përmenda pak më sipër. Për të qenë akoma më e qartë, e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Europian. Mungesa e vendimit nga Këshilli i BE-së për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tronditi qasjen strategjike dhjetëvjeçare të BE-së mbi stabilitetin ndaj rajonit. Në skenarin më të mirë, rajoni do të humbasë 8 muaj mes pse -së e debatit mbi atë vendim. Energji kjo që mund të ishte përdorur për reformat së brendshmi. E kam thëne dhe e përsëris: Çmimi për stanjacionin dhe shtyrjen e perspektivës së anëtarësimit të Ballkanin Perëndimor është rrezik.

Integrimi Europian për ne është shtytje për reforma, ndaj nuk duhet të jetë pikë e fundit e axhendës në debatin për të ardhmen e Europës.

Ballkani Perëndimor nuk është ai i para 10 apo 20 viteve. Ndaj idetë e reja, inovative, lëvizja e lirë, qasje të reja për fondet strukturore, ambienti, turizmi, lidhja, të rinjtë, gratë e nevojën për më shumë gra e vajza në shkencë e teknologji, etj., etj., janë debati real, qe duhet të zhvillohet sot.

Pa qartësi politike mbi këtë proces edhe ambicia për bashkëpunim ne rajon zvogëlohet!

Ballkani Perëndimor nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në pritje të anëtarësimit. Nuk është vetëm çështje kohe. As metodologjie. Është çështje strategjike dhe sigurie të ndërsjellë.

Drejtuesit e tre shteteve, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të liberalizuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave deri në vitin 2021. Cili është përparimi i planit ambicioz të të gjitha vendeve të Ballkanit (BP6) për të qenë pjesë e tregut të përbashkët?

Ka dy pyetje të ndryshme brenda pyetjes tuaj.

E para. Në të ashtuquajturin Mini Shengen ne jemi të ftuar si dhe KE, SHBA, BB, BERZH, BEI. Nuk jemi as koordinatore as facilitatorë të këtyre takimeve.

Por është detyrimi ynë për të dëgjuar e për të diskutuar bashkë me partnerët e tjerë ndërkombëtare çdo propozim që vjen nga rajoni!

E dyta: KBR, që unë drejtoj, ka në fokus koordinimin për krijimin e zonës rajonale ekonomike, (REA) e vendosur nga të 6 liderët e rajonit 3 vjet me parë.

Por siç e thashë më lart ka çështje bilaterale në rajon që e vështirësojnë këtë proces. Një shembull: njohja e ndërsjellët e profesioneve. Që do të thotë një arkitekt nga Prishtina p.sh., nëse gjen punë në Sarajeve mund të shkojë pa qenë nevoja të testohet e të fillojë punë në Sarajeve. Mirëpo një i ri nga Kosova ka nevojë për vizë në Bosnjë. Nëse ai pengohet nga viza për të hyrë në Bosnjë edhe axhenda jonë rajonale e mobilitetit nuk ka vlerë, pavarësisht se është mbështetur nga te 6 vendet. Nisur nga kjo nevojë, ne paraqitëm këtë verë në Samitin e Liderve në Poznan (Procesi i Berlinit) idenë për të udhëtuar në rajon nëpërmjet Kartave të identitetit. Madje edhe duke propozuar të ndiqet e njëjta rrugë si në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në. Sigurisht ne ndihmojmë e koordinojmë bashkëpunimin rajonal, por nuk jemi ne që vendosim axhendat. Janë ata që kanë mandat politik, Qeveritë, që janë votuar për të drejtuar vendet e tyre që e bëjnë këtë.

Edhe një herë e theksoj se roli ynë është që të mbështesim të gjitha nismat që kontribuojnë drejt një axhende të ngjashme me atë të BE-së për rajonin tonë, i cili mund të jetë treg interesant vetëm nëse lëviz së bashku.

Ne e dimë që do të jetë mjaft e vështirë që lëvizja e lirë e njerëzve të ndodhë ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, ose Serbisë dhe Kosovës. Por ne mendojmë se nën një axhendë rajonale, që funksionon për të mirën e të gjithë njerëzve në rajon, këto gjëra edhe mund të arrihen.

Në prill të këtij viti, i gjithë Ballkani Perëndimor nënshkroi një Marrëveshje Rajonale të re për Roaming, si pasojë e së cilës të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor po përfitojnë reduktim të tarifave deri në 90%, duke i hapur rrugën kështu shfuqizimit të plotë të tyre deri në 2021. Dhe kjo nuk është vetëm një super-arritje për të cilën jemi krenarë të gjithë në KBR, por është fillimi i procesit të reduktimit të tarifave roaming me BE! . Ashtu siç funksionon edhe në BE, vetëm se kësaj të fundit iu deshën më shumë se 10 vjet për të arritur atje, ndërsa Ballkani Perëndimor do ta realizojë një gjë të tillë në më pak se gjysmën e asaj kohe.

Nëse doni një shembull të qartë të asaj ç’ ka bëjmë ne, ja ku e keni! “ Fol si n’shpi” është historia jonë e suksesit për vitin që po ikën.!

Njerëzit në rajon lëvizin. Mjekët, dentistët, arkitektët dhe inxhinierët tanë shkojnë në Gjermani, ose në ndonjë shtet tjetër të BE-së për të kërkuar një vend pune. Edhe pse ne e dimë fare mirë se rajoni nuk mund të jetë po aq konkurrues sa edhe Gjermania, ne gjithsesi duhet të lejojmë që njerëzit të lëvizin lirshëm, domethënë që kualifikimet e tyre profesionale dhe akademike të njihen në çdo vend tjetër, ku ata mund të shkojnë lirisht.

Lehtësimi i tregtisë është një tjetër çështje e rëndësishme e Zonës Ekonomike Rajonale. 43% e eksportuesve e konsiderojnë administrimin doganor dhe procedurat e tregtisë si një barrierë të moderuar ose të madhe. Shpeshherë kamionët presin midis 7 dhe 48 orë në kufij si pasojë e procedurave doganore. Kostoja administrative për eksportet në BP6 varion nga 65 dollarë amerikanë në Shqipëri deri në 232 dollarë amerikanë në Kosovë. FMN-ja zbuloi se rajoni do të kursejë çdo vit 800 milionë euro ose rreth 1% të PBB-së së vendeve, nëse koordinimi ndërkufitar në Ballkanin Perëndimor arrin mesataren e BE-së. Banka Botërore sugjeron se nëse barrierat tregtare do të hiqen, rritja rajonale do të jetë rreth 3.84% në vit nga 2018 deri në vitin 2022.

Fuqizimi ekonomik i grave ka qenë deri më tani një nga dimensionet sociale, që mungon në masat e Zonës Ekonomike Rajonale dhe ne kemi nevojë për ta korrigjuar sa më parë një gjë të tillë. Edhe pse është i vërtetë fakti se gratë janë më të arsimuara se burrat, ende vetëm 2 në 5 gra në Ballkanin Perëndimor kanë një punë ose madje janë në kërkim të një të vendi pune. Shkalla e punësimit për gratë në të gjithë rajonin është 43.2%. Çdo vit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor humbasin mesatarisht 18 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të tyre për shkak të mangësive gjinore në tregun e punës, që është më shumë se e gjithë PBB-ja e Serbisë. Investimi në aftësitë drejtuese të grave është shumë i rëndësishëm, jo për shkak të qasjes së gjinisë, por sepse ndryshon situatën ekonomike të vendeve tona.

Gratë janë çelësi për zhbllokimin e potencialit ekonomik në këtë rajon.

 

Cilat do të jenë kostot dhe përfitimet e krijimit të një zone të tregtisë së lirë në Rajon?

Rajoni ka nevojë të konsiderueshme për të përfituar sa më shumë fonde të jetë e mundur. Korniza aktuale financiare shumëvjeçare për rajonin nga 2014 deri në 2020, për të gjitha vendet, është rreth 12 miliardë euro. Për periudhën tjetër, e cila do të zgjasë nga viti 2020 deri në vitin 2027, ekziston një propozim që të ketë një rritje prej 13 për qind.

Por edhe rritja prej 13 për qind nuk është shumë e lartë. Sipas Bankës Botërore, vetëm sektori i infrastrukturës ka nevojë për një rritje me 9 për qind të PBB-së mesatare vjetore. Pra do të thotë që për vendet tona, nevoja vjetore për investime në infrastrukturë vlerësohet të jetë midis 8 deri 12 për qind të PBB-së. Duke pasur parasysh investimin aktual të infrastrukturës prej rreth 1% të PBB-së në rajon, ju e shihni se ka një nevojë shumë të lartë për fonde dhe para.

 

A mund të jepni disa detaje më shumë rreth projekteve të turizmit, në cilat projekte jeni ju më shumë të përqendruar, veçanërisht në drejtim të Shqipërisë?

Turizmi është një nga sektorët me përparësi ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe që ka potenciale të larta për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën e këtij rajoni dhe për t’i bashkuar njerëzit më shumë me njëri-tjetrin. Duke pasur parasysh këtë, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal po zbaton Projektin e Zhvillimit dhe Promovimit të Turizmit, i financuar nga BE-ja, dhe që synon të tërheqë sa më shumë njerëz për të vizituar Ballkanin dhe për të zgjatur sa më shumë qëndrimin e tyre, duke krijuar kështu më shumë vende pune.

Turizmi përbën 25% të eksporteve nga Ballkani Perëndimor, dhe 20% e të gjithë të punësuarve në Ballkanin Perëndimor tashmë punojnë në sektorin e turizmit, në mënyrë direkte ose indirekte. Duke pasur parasysh që rajoni ka rreth 12 milionë vizitorë në vit, lehtësisht mund të themi se ekziston një potencial për ne që ta përdorim në avantazhin tonë. Më shumë turistë nënkuptojnë më shumë vende pune. Ne duam ta prezantojmë Ballkanin Perëndimor si një prej destinacioneve më pëlqyera të turizmit, përmes aventurës dhe turizmit kulturor në veçanti, pasi produktet e lidhura me mjedisin natyror, ushqimin dhe kulturën janë identifikuar si të qëndrueshme, si dhe që ofrojnë mundësi të larta në zhvillim. Përveç promovimit, ne punojmë në zhvillimin e ofertës së përbashkët të turizmit, dhe kemi një skemë të vogël të granteve me vlerë 1.2 milionë euro në total, që tashmë ka realizuar 12 projekte, së bashku me 16 të tjera që presin për t’u realizuar, dhe granti i tretë dhe i fundit do të publikohet gjithashtu së shpejti. Në 2018, shumica e destinacioneve të Ballkanit Perëndimor raportuan rritje prej rreth 10% ose edhe më shumë të turistëve. Për shembull, Shqipëria raportoi 14.1% më shumë vizita, Bosnje Hercegovina raportoi një rritje prej 18.7%, duke vazhduar me Kosovën me rreth 2%, Mali i Zi me 12.9%, Maqedonia e Veriut me 23.5% dhe Serbia me 16.8%.

Mbi 12 milionë vizita në Ballkanin Perëndimor në 2018 nuk është një shifër aspak e keqe për një treg, ku turizmi është në zhvillim e sipër dhe që mbi të gjitha ka rreth 18 milionë banorë në total. Dhe ka ende hapësirë ​​për përmirësim. Për shembull, nga këto 12 milionë vizita, gati gjysma e tyre ishin në Shqipëri, kryesisht gjatë gjithë sezonit veror. Oferta e mëtejshme e këtij rajoni për aktivitete që kanë lidhje me aventurën dhe turizmin kulturor, ofron një potencial për të zgjatur më tej këtë sezon dhe për të rritur akoma edhe më shumë numrin e vizitorëve gjatë gjithë vitit.

Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit në 2017, turizmi kontribuoi në mënyrë direkte në më shumë se 90.000 vende pune në Shqipëri, ndërsa kontributi i tij i përgjithshëm (përfshirë punësimin indirekt) u vlerësua në 291.000. Kjo përbën gati 25% të punësimit të përgjithshëm. Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit parashikon se turizmi do të kontribuojë në mënyrë indirekte në 316.000 vende pune në Shqipëri deri në vitin 2029.

Një normë e tillë e ngjashme e punësimit në rritje është regjistruar në pjesën më të madhe të ekonomive të Ballkanit në periudhën 2014-2018. Turizmi përmirëson qartë rritjen e punësimit, pasi shërbimet janë sektori me rritje më të shpejtë në shumicën e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe që po krijon vende pune në mënyrë direkte dhe indirekte. Për shembull, 11% e të gjitha vendeve të reja të punës të krijuara në Bosnje Hercegovinë në 2018 ishin të lidhura me turizmin. Për të përmbyllur, të gjithë ne mund të pajtohemi me faktin që rajoni ka kaq shumë për të ofruar. Tani varet nga të gjithë ne që ta përdorim këtë potencial dhe t’i bëjmë të tjerët ta shohin atë.

Marrë nga Monitor

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike majlinda bregu shengeni i ballkanit majlinda bregu shengeni i ballkanit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni