Aktualitet

Rrjedhje gazi/ Vdiq vetë bashkë me dy fëmijët, zbulohet identiteti i nënës 40-vjeçare nga Bulqiza

Mësohet se ka humbur jetën 40-vjeçarja Rajmonda Tola bashkë me fëmijët e saj 14 dhe 18 vjeç.
Featured image of article: Rrjedhje gazi/ Vdiq vetë bashkë me dy fëmijët, zbulohet identiteti i nënës 40-vjeçare nga Bulqiza Pamje nga banesa

BULQIZË– Zbulohet identiteti i nënës nga fshati Guri në njësinë administrative në Ostrenjë. Mësohet se ka humbur jetën 40-vjeçarja Rajmonda Tola bashkë me fëmijët e saj Rudinën dhe Fajtonin. Ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. Në gjendje të rëndë vajza e tretë, e cila po lufton me vdekjen. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment