LIVE UPDATES
Aktualitet

Rajmonda Bulku flet pas vdekjes së Edi Luarasit: Njeri fisnik si rolet që luajti

4 Dhjetor 2021, 15:14 Nga DOSJA
Rajmonda Bulku flet pas vdekjes së Edi Luarasit: Njeri fisnik si rolet

TIRANË – Për ndarjen nga keta të Edi Luarasit, ikonës së ekranit dhe Teatrit shqiptar ka dhënë homazhet e saj edhe aktorja Rajmonda Bulku e cila ka treguar se edhe kur Edi ishte persekutuar dhe punonte rrobaqepëse sërish nuk ju zbeh shkëlqimi i artistes.

Raimonda Bulku ka treguar se Edi Luarasin e kishte takuar fillimisht si rrobaqepëse, jo në moshë të re. Ajo tregon se Edi ka vuajtur shumë dhe ka mbajtur mbi supe një barrë të jashtëzakonshme.

Unë nuk e kam njohur dot në moshë të re. Këta ishin të dënuar, ishin përzënë nga arti, ishin persekutuar, ishin sakatuar. Kur e kam parë për herë të parë, e kam parë që ajo qepte dhe që ishte një figurë e jashtëzakonshme. E kuptoje menjëherë, kudo që ta shihje Edin që ajo ishte një figurë arti, me atë portret aq interesant dhe aq modern dhe në kohën që e kam njohur unë ishte rrobaqepëse, por qepte në mënyrë të shkëlqyer. Edhe aty ishte një artiste. Mbajti në kurriz një barrë të jashtëzakonshme, të dhimbshme”, tha Bulku.

Bulku ka treguar se ka ka punuar me Edin dhe se ishte një njeri shumë i hareshëm dhe se sillte vetëm gëzim. Ajo ka treguar se Edi ishte njeri shumë optimist dhe se kishte një shpirt të bukur artisteje.

Pas viteve ’90 kam punuar me Edin, e kam pasur kolege, kemi punuar në shfaqjet e Mihallaqit, kemi qenë bashkë në punë, artistë të mrekullueshëm. Të kulturuar, të talentuar. Edi ishte e kundërta e Mihallaqit, në qoftë se ai ishte burrë që donte të bënte vetëm filozofi, Edi ishte që donte vetëm të ishte e hareshme, të sillte gëzim. Kishte një optimizëm brenda vetes së saj, edhe në punë, edhe në jetë sa thoshe sa bukur e ka dhe sa bukuri në shpirtin e saj prej artisti. Vjen njëherë në teatër dhe thotë, jam gjendur njëherë përballë hetuesit, hetuesit të saj që ajo e di se çfarë mund të ketë ndodhur dhe ne të gjithë thamë çfarë i bëre, i re ndonjë shpullë, apo ku di unë, ndonjë grusht apo e shave? Dhe Edi tha jo, s’munda, e pashë, e pashë dhe ika. Kjo ishte Edi, fisnikëria e Edit ishte e jashtëzakonshme, kalonte masat e një njeriu normal”, tha ajo.

Për Raimonda Bulkun edhe sot, Edi i ngjante një prej personazheve të saj. Ajo e krahason Edin me personazhin “Dama plakë” dhe thotë se tani që iku ajo është njësoj madhështore dhe pa urrejtje si personazhi dhe ishte aq e mirë edhe tani. Ajo tha se Edi pranoi fatin e familjes pa u ankuar dhe rriti dy fëmijë të mrekullueshëm.

“Ajo punoi dhe erdhi fuqishëm dhe pas ’90. Edhe sot sa e pashë thashë uau kjo është ‘Dama plakë’, (titulli i një prej teatrove ku ka luajtur). Nëse keni parasysh shfaqjen e Gëzim Kames, sepse ai e risolli për Edi Luarasin atë shfaqje, ajo është tani sot ajo ashtu e shtrirë, në atë madhështinë e vet, pa urrejtje, ajo është e mirë dhe tani. Edi ishte e para nga këto lloj garash që nuk braktisi burrin, nuk braktisi asgjë, por iu nënshtrua dënimit të familjes së saj, rriti dy fëmijë të mrekullueshëm dhe nuk foli kurrë keq dhe ishte një grua që thoshte gjithmonë duhet të shohim përpara, asnjëherë mos kthe kokën pas”, u shpreh aktorja Raimonda Bulku.

Edi Luarasi është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare. Ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë pasditen e djeshme, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa sot kolegët i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi luarasi homazhe per edi luarasin rajmonda bulku vdes edi luarasi edi luarasi homazhe per edi luarasin rajmonda bulku vdes edi luarasi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni