Aktualitet

Radhë për bukë, edhe në Shkodër qytetarët dynden nëpër furra

VIDEO
Orari i limituar për të blerë bukë i ka bërë që të mos ruajnë distancën dhe të dalin pa marrë masa mbrojtëse.
Featured image of article: Radhë për bukë, edhe në Shkodër qytetarët dynden nëpër furra Radha në Shkodër

SHKODËR– Radha për të blerë bukë nuk ka pasur fund në ditët e sotme. Videoja që po shikoni vjen nga qyteti i Shkodrës, ku qytetarët janë të reshtuar përballë një furre buke. Orari i limituar për të blerë bukë i ka bërë që të mos ruajnë distancën dhe të dalin pa marrë masa mbrojtëse.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment