Aktualitet

Radhë kilometrike mjetesh në kufi/ Mijëra kosovarë e turistë nisin pushimet, Policia: Fluks i pahasur më parë

Radhë kilometrike janë shënuar në veriun e vendit për shkak të dyndjes së turistëve. Policia rrugore pranon se ky fluks ishte i pahasur më parë.
Featured image of article: Radhë kilometrike mjetesh në kufi/ Mijëra kosovarë e turistë nisin pushimet, Policia: Fluks i pahasur më parë Foto ilustruese

LEZHË– Radhë kilometrike mjetesh janë shënuar në pikat kufitare të veriut të vendit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një fluks i madh mjetesh është regjistruar në rrugën e Kombit dhe në pikat e kalimit në Morinë, Hani i Hotit dhe Muriqan.

Kjo për shkak se mijëra shqiptarë nga Kosova, vendet e tjera të Europës dhe turistë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre për këtë verë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lidhur me fluksin kilometrik të shënuar në pikat kufitare, një reagim ka ardhur edhe nga Policia Rrugore e Lezhës.

“Ky fluks mjetesh është i pahasur më parë,”- janë shprehur në reagimin e tyre uniformat blu.

Për të përballuar radhët kilometrike të turistëve do të duhet që në kufi të shtohet numri i spoteleve në ditët e para dhe të fundit të gushtit.
(k.m/dosja.al)

Shto Koment