Aktualitet

Radha e qytetarëve në ambasadën shqiptare në Athinë për një pasaportë, gazetari Zinxhiria thirrje Metës: A jeni të shqetësuar për këtë situatë?

Gazetari shprehet se Presidenti është i të gjithë shqiptarëve dhe duhet të kishtë ndërhyrë me kohë për të parandaluar atë që po ndodhë në ambasadë, ku qytetarët presin për orë të tëra në radhë për një dokument.
Featured image of article: Radha e qytetarëve në ambasadën shqiptare në Athinë për një pasaportë, gazetari Zinxhiria thirrje Metës: A jeni të shqetësuar për këtë situatë? Radha tek ambasada shqiptare në Greqi

GREQI- Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka reaguar sërish sot në lidhje me situatën në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Në një reagim në mediat sociale, Zinxhiria kërkon një reagim nga Presidenti Ilir Meta. Gazetari shprehet se Presidenti është i të gjithë shqiptarëve dhe duhet të kishtë ndërhyrë me kohë për të parandaluar atë që po ndodhë në ambasadë, ku qytetarët presin për orë të tëra në radhë për një dokument.

Po ashtu ai shton se ka 7 muaj që pret për një pasaportë dhe e pyet nëse shqetësohet Presidenti për këtë situatë. “A e dini ju se kjo vonese penalizon emigrantet ne Greqi per rinovimin e lejes se qendrimit. A e dini ju se sot pasaporta ka shkuar nga 142 euro ne 197 euro, 4 here me shume se ne Greqi”, shkruan Zinxhiria.

REAGIMI I PLOTË

Zoti President mos e kaloni në heshtje këtë gjëndje kaotike në Ambasadë…! Zoti president Ilir Meta ktheni koken nga emigracioni dhe shikoni se cfare vuajne shqiptaret qe nga femija e deri te i moshuari per te marre apo rinovuar pasaporten. Zoti president ne se jeni president i gjirhe shqiptarve duhet te kishit nderhyre me kohe per te parandaluar ate gjendje anormale qe ndodh me shqiptaret ne Greqi. Krimi i ketyre eshte se keta duhet te bejne pasaporta ne kushtet me ekstreme jashte ne kembe ne rruge pa pasur asnje kondite njerezore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne temperatura te larta njerezit perballen me mungesen e ujit te pijshem , sa nje llastik 5 metra per uje i kushton kesaj qeverie . Mungon nje banjo aq sa njerezit kryjne nevojat e tyre ne bahcen prane. Cdo dite kerkohet ndihme e policise greke per te mbajtur qetesine. Por a mund te mbash nje rend dhe qetesi ne rruge ne kushte jo normale. Ambadadorja la nje numer te larte me probleme dhe sor emerohet konsulle ne Malin e Zi ne inagurimin e konsullates ne Ulqin. Zoti president e dini ju qe sot qe une po ju shkruaj afati per te marre nje pasaporte eshte 7 muaj, a ju shqeteson kjo gje juve si i pari i ketij vendi?  A e dini ju se kjo vonese penalizon emigrantet ne Greqi per rinovimin e lejes se qendrimit. A e dini ju se sot pasaporta ka shkuar nga 142 euro ne 197 euro, 4 here me shume se ne Greqi.

Dhe ne mbyllje ju bej nje pyetje si president i vendit tim a e meritojme ne kete sherbim skandaloz ? Respekte dhe pushime te mbara po te doli koha merru nje minut me problemet tona se edhe ju pagueni nga taksat tona. Stafi i sotëm i ambasadës po bën të pamundurën për normalizimin e gjendjes se krijuar nga ish-ambasadorja Hobdari, që sot emërohet ne një vend tjetër, pra korupsioni e shkarkon dhe korrupsioni e emëron… Kjo eshte Shqipëria qe ne ëndërrojme dhe e meritojmë.? Ne nuk do heshtim, ju. ?

Situata në ambasadën shqiptare në Athinë prej ditësh vijon të jetën në një gjendje jo normale. Çdo ditë qytetarët grumbullohen para ambasadën dhe kërkojnë të marrin pasaportën, por presin me orë të tëra. Ambasada në një reagim publik dhe në një përgjigje për Dosja.al është shprehur se po vijojnë të punojnë dhe hedhin fajin tek qytetarët, për mos mbajtje të radhës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment