Bota

Qyteti më i mbipopulluar gjatë verës, Barcelona e lodhur nga turistët

Barcelona është një thesar, fshihe. Nëse këtë vit keni vendosur të kaloni pushimet në qytetin Katalan, mund t’ju bjerë në dorë një fletë palosje me këtë mbishkrim. Ky është apeli që i drejtohet turistëve nga organizata që përfaqëson komitetet e lagjeve. “Mos i thoni askujt se keni qenë në Barcelonë” shkruhet në fletë.
Featured image of article: Qyteti më i mbipopulluar gjatë verës, Barcelona e lodhur nga turistët Pamje nga qyteti me me shume turiste

BARCELONË- Qyteti është i gatshëm edhe këtë vit për valën verore të vizitorëve dhe banorët po përpiqen të sensibilizojnë të ardhurit, për të evituar mbipopullimin dhe arratisjen e banorëve nga lagjet qendrore të qytetit.

Mbipopullimi veror është një temë e nxehtë prej disa vitesh në Barcelonë. Është absurde që në qendër ka më shumë turistë se banorë – është slogani me të cilin kryebashkiakia Ada Colau fitoi zgjedhjet në 2015.  Në shumë lagje popullore, bukëpjekësit dhe berberët ia kanë lënë vendin dyqaneve të suvenireve. Autoritetet lokale kanë hedhur në letër plane të posaçme për menaxhimin e fluksit turistik, por situata nuk ka ndryshuar.

Këtë verë, sipas përllogaritjeve, priten rreth 15 milionë turistë, ose dy milionë më shumë në krahasim me vitin e shkuar, në një kohë kur vetë Barcelona ka pak më shumë se 1 milionë e 600 mijë banorë. Vetë këta të fundit kërkojnë një ndryshim.

Ky i Barcelonës në fakt nuk është i vetmi rast në Evropë. Në Amsterdam është spostuar shkrimi i famshëm I love amsterdam nga qendra në periferi për të promovuar edhe zona të tjera të qytetit. Në Lisbonë, vala e pushuesve ka bërë që të rriten çmimet ndërsa në Venecia lokalët janë të irrituar me të huajt.

 Marrë nga Top Channel 

Shto Koment