Bota

“Qyteti fantazmë”/ Pamjet nga sateliti, si e rrafshoi portin e Bejrunit shpërthimi tragjik brenda pak sekondash

Në pamjet nga sateliti shihet qartë ndryshimi mes Bejrunit para datës 4 gusht dhe Bejruni i datës 5 gusht.
Featured image of article: “Qyteti fantazmë”/ Pamjet nga sateliti, si e rrafshoi portin e Bejrunit shpërthimi tragjik brenda pak sekondash Pamjet nga Bejruni

LIBAN– Ditën e djeshme brenda pak sekondash u rrafshua i gjithë kryeqyteti libanez si shkak i një shpërthimi të fuqishëm.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur mbi 100 persona dhe janë plagosur 4 mijë të tjerë, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se ka edhe shumë qytetarë të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Por në pamjet nga sateliti shihet qartë ndryshimi mes Bejrunit para datës 4 gusht dhe Bejruni i datës 5 gusht.

Dëmtimet janë teje të  mëdha saqë tashmë nga shpërthimi i fuqishëm shihet që vendi ka marrë pamje krejt tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpërthimi i depos që mbante mbi 2 mijë ton nitrat amoni ishte tragjik, saqë nëse para shpërthimit gjithçka në port ishte e organizuar, pasditja e 4 gushtit e ktheu protin e Bejrunit në një gërmadhë.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment