Politike

Qytetari rrëfehet tek Rama: E kam pësuar nga KÇK, zura mend dhe u paraqita tek ta (VD)

Ai u shpreh se kishte shkuar tek KÇK pasi kishte zënë mend dhe në fund i kishte shkruar Ramës dhe e kishte gjetur zgjidhje.

TIRANË- Në takimin e bashkëqeverisjes një qytetar ka treguar rastin e tij, ku tha se ishte përballur me KÇK-në dhe e kishte pësuar.

Ai u shpreh se kishte shkuar tek KÇK pasi kishte zënë mend dhe në fund i kishte shkruar Ramës dhe e kishte gjetur zgjidhje.

Qyetari Rebani: Jam pak fugurë e njohur për këto unë.

Rama: Ku ka lab që nuk është i njohur.

Rebaniu: Kam pasur probleme që nuk e kam nisur atë, kam pasur probleme në vitin e parë dhe të dytë, por më shumë të fyejnë se për lekë nuk më bën shumë përshtypje mua. Le ti mbajnë ua jap, po të fyejnë në dinjitet. Po kush je ti? Ligji ma jep e ti s’ma jep? Po unë e zgjidh nga ana institucionale, kam vajtur tek drejtoria e Doganave, ministres i kam shkruar dhe deri sa ajo caktoi një djal për këtë punë. Unë nuk e njoh fare, por vetëm komunikimi i tij më ka bërë përshtypje për atë që është. Ka qenë i ministrisë së Financave dhe më ka bërë përshtypje. E kam provuar unë njëherë më parpara, për atë KÇK që ti thua. Po atyre ushqimi u shkon i përgatitur, po nga kush i vete. E provova njëherë kryeneç, dënim me kusht dy vjet. Dhe mallokja veten kur vija në Durrës, ku jeton Rebani. Tani vura mend për herë të dytë u paraqita tek KÇK-ja duam apo nuk duam ky është realiteti që jetojmë. Unë pastaj u shkrova juve, por nuk duhet të funksionojë kështu se kjo është hallka e fundit, po ato insticionet për ça janë?

Rama: Ke shumë të drejtë, por shyqyr që jemi dhe këtu.

Shefi i qeverisë tha se shumë shpejt do të miratohet një ligj special për këtë grup, që do të jetë një ofensivë totale ndaj krimit dhe “KCK’. Ai paralajmëroi bandat kriminale kur tha se nuk do t’i gëzojnë dot paratë e pista dhe pronat e grabitura.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment