Aktualitet

Qytetari refuzon të hedhë plehrat në kosh, i shkarkon nga furgoni e i lë në tokë

VIDEO
Një qytetar në Tiranë ka zgjedhur që plehrat mos t’ i hedhë në kosh, por në tokë.  Në videon e publikuar në “Stop”, qytetari shihet teksa shkarkon plehrat nga furgoni dhe i hedh në tokë ngjitur me një kosh, duke ndotur në këtë mënyrë ambientin.
Featured image of article: Qytetari refuzon të hedhë plehrat në kosh, i shkarkon nga furgoni e i lë në tokë Qytetari me plehrat

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të hënë ka publikuar disa ngjarje absurde që kanë ndodhur në Shqipëri ditët e fundit.

Një qytetar në Tiranë ka zgjedhur që plehrat mos t’ i hedhë në kosh, por në tokë.  Në videon e publikuar në “Stop”, qytetari shihet teksa shkarkon plehrat nga furgoni dhe i hedh në tokë ngjitur me një kosh, duke ndotur në këtë mënyrë ambientin.

Ndërkohë festa e dëshmorëve “5 Maji” në Selenicë është festuar që në 21 Prill, 4 ditë pas zgjedhjeve.

Të gjithë veteranëve të qytetit të Selenicës u ka shkuar një ftesë për një drekë lidhur me “5 Majin”, por që takimi u zhvillua në 21 Prill.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Pukë një qytetar thërret nga një automjet “Rama hajde”, por më pas thotë “Rama ik”, pasi kupton që është ngatërruar.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment