Kuriozitete

Qytetari merr vendimin qesharak, parkon makinën mes kuzhinës për ta shpëtuar nga Uragani Dorian

Patrick Eldridge, një burrë nga Bahamas ka marrë një vendim qesharak, teksa ka parkuar makinën e tij, Smart në mes të kuzhinës së tij për ta shpëtuar nga përmbytjet e Uraganit shkatërrues Dorian.
Featured image of article: Qytetari merr vendimin qesharak, parkon makinën mes kuzhinës për ta shpëtuar nga Uragani Dorian Makina mes kuzhinës

BAHAMAS-  Një qytetar në Bahamas ka çuditur me veprimin e tij, teksa është frikësuar nga “Uragani Dorian” ka futur makinën e tij brenda në shtëpi, në mënyrë që ajo të mos dëmtohet nga era dhe shirat e furishëm.

Patrick Eldridge, është burri që e vendosi makinën e tij tip “Smart” mes kuzhinës së shtëpisë së tij.

Ky veprim qesharak ka çuditur gruan e tij Xhesika Eldridge, e cila nuk ka nguruar ta ndajë me miqtë e saj në rrjetet sociale këtë veprim të bashkëshortit të saj.

Fotot e makinës brenda kuzhinës, janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë media të huaja i kanë kushtuar edhe një artikull në ditët më të këqija që po kalon SHBA-ja.

Kujtojmë që Dorian ka shkaktuar deri më të tani 20 viktima, ndërsa pritet që natën e sotme Uragani Dorian të godasë sërish SHBA.

Gjithashtu nje gjest emocionues bëri edhe një kafshëdashëses dy ditë më parë që strehoi në shtëpinë e saj 97 qen, në mënyrë që t’i shpëtonit rrezikut nga Uragani Dorian.

Burimi: cbsnews

A.C/Dosja.al

Shto Koment