Aktualitet

Qytetarët largohen të alarmuar, del videoja e TË SHTËNAVE në Elbasan, krismat e armëve që vranë Pjerin Xhuvanin

VIDEO
Në këtë video në fillim duken njerëzit e grumbulluar në rrugë, policë të shqiponjave dhe në një moment dëgjohen të shtëna me armë. Video nuk tregon se në cilin drejtim është qëlluar por duken njerëzit që largohen të panikosur nga gjithçka që po ndodhte. Nga këto krisma në fakt është vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona përfshi edhe një punonjëse e policisë.
Featured image of article: Qytetarët largohen të alarmuar, del videoja e TË SHTËNAVE në Elbasan, krismat e armëve që vranë Pjerin Xhuvanin Pamje nga Elbasani

ELBASAN– Videoja e mëposhtme tregon momentet e para të nisjes së përplasjes me armë, ngjarje që ndodhi dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë. Pamjet e publikuara nga Dosja.al janë filmuar nga brenda një makine që po kalonte në lagjen ‘5 maji”, në momentin që nisën krismat.


Në këtë video në fillim duken njerëzit e grumbulluar në rrugë, policë të shqiponjave dhe në një moment dëgjohen të shtëna me armë. Video nuk tregon se në cilin drejtim është qëlluar por duken njerëzit që largohen të panikosur nga gjithçka që po ndodhte. Nga këto krisma në fakt është vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona përfshi edhe një punonjëse e policisë.

Nga ana tjetër, sot Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave po verifikon dy zëvendës drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla dhe 8 policë të forcës së posaçme “Shqiponja”, që ndodheshin në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Ky hetim ka nisur pasi dëshmi të banorëve të zonës kanë rrëfyer se policia, nuk ka ndërhyrë në asnjë moment edhe pse ka qenë në vendngjarje kur ka ndodhur përplasja me armë. Madje sipas banorëve, Nushi dhe Palla janë larguar me vrap, duke mos kryer asnjë veprim për të parandaluar ngjarjen apo për arrestimin e personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë ndodhi në Elbasan?

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe. Për vrasjen e ndodhur akuzohen dy persona: Arbër Papleka dhe Klement Xhaferri. I pari është ish-punonjësi i RENEA-s i vendosur pranë grupit të SMV (Struktura e Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike), ndërsa i dyti njihet si Kel Çami.  Papleka akuzohet nga policia edhe për plagosjen e polices së Shqiponjave, Xhensila Sota, edhe për heqje të lirisë të drejtuesit të mjetit tip ML, të Muhamet Gresajt.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment