
Korçë- Paraditen e sotme, personi me iniciale I.F në Korçë ka goditur me thikë në fytyrë efektivin e policisë, Spartak Zotka, pasi ky i fundit e ndëshkoi me gjobë se nuk kishte autorizim për të lëvizur. Autori 58-vjeçar është arrestuar menjëherë nga nga Policia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Zotka nuk ka qenë në detyrë në momentin që u qëllua me thikë. Tashmë ai po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës për shkak të detyrës efektivin e policisë, kapet në kohë rekord dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes. Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë. Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë). Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mbërmjen e djeshme ndodhi një tjetër ngjarje e rëndë në Korçë. Perikli Treska u qëllua 9 herë me thikë nga 65- vjeçari Apostol Bozhgolli, pranë banesë së tij në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës. 67-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë nga gruaja e tij dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte. Shkak i ngjarjes ka qenë sherri për dritën e shkallës. Mësohet se gjatë përleshjes, viktima ka marrë 5 plagë në kurriz, 3 në gjoks, 1 në zemër, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
J.V/Dosja.al