Rajoni

“Qytetarë, çfarë jeni duke bërë?” Rrugët e Prishtinës mbushen plot me njerëz, autoritetet e shëndetësisë në Kosovë: Duajeni këtë vend…(FOTO)

Ditën e sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndezur ka bërë një thirrje publike në rrjetet sociale për të gjithë qytetarët pasi janë parë turma të mëdha njerëzish në rrugët e Prishtinës.
Featured image of article: “Qytetarë, çfarë jeni duke bërë?” Rrugët e Prishtinës mbushen plot me njerëz, autoritetet e shëndetësisë në Kosovë: Duajeni këtë vend…(FOTO) Qytetarët në Kosovë

PRISHTINË– I gjthë territori i Kosovës është i prekur nga koronavirusi, ku deri më tani numërohen 89 të sëmurë duke shtuar  çdo ditë e më tepër rrezikun në vend.

Ndërkohë që janë marrë masa për mos daljen nga shtëpia në përpjekje të zhdukjes së koronavirusit në Kosovë, duket se ende qytetarët nuk janë ndërgjegjsuar dhe kanë  nisur të mbushin rrugët e Prishtinës, kur në botë kanë vdekur 24,914 njerëz.

Ditën e sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndezur ka bërë një thirrje publike në rrjetet sociale për të gjithë qytetarët pasi janë parë turma të mëdha njerëzish në rrugët e Prishtinës.

Njoftimi i plotë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Qytetarë.  Çfarë jeni duke bërë?! Kthjellohuni ju lutem! Duajeni këtë vend! Atdhe tjetër s’ keni!  Ju lutemi, t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet tuaja! Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet! Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kureshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë! Ju gjendeni në shtëpitë tuaja me familiarët. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: ju lutemi qëndroni në shtëpi!

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë.  Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858  viktima dhe 64,059 të infektuar.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment